MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ku gjendet vitamina P?

14.01.2023 - 13:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Ku gjendet vitamina P?

Mjeku:Keni dëgjuar ndonjëherë për Vitaminën P? Sado e pazakontë të tingëllojë, kjo vitaminë është në fakt një grupim flavonoidësh, të cilët në vetvete janë pigmente natyralë që prodhojnë ngjyrën e verdhë, të kuqe ose vjollcë e blu tek bimët.

Së bashku me ngjyrat, këto pigmente i japin bimëve mbrojtje kundër insekteve, mykut dhe mikrobeve. Flavonoidët gjithashtu janë thelbësorë në betejën kundër sëmundjeve kardiovaskualre. Zakonisht, flavonoidët gjenden në shumë bimë, por ato i gjejmë me tepricë në ushqimet shumëngjyrëshe

Frutat me ngjyra të ndezur

Duhet të dini që frutat me ngjyra të ndezura janë të mbushura me flavonoidë. Qershitë e kuqe janë të pasura me kuercetinë, e cila është pjesë e kategorisë së flavonoidëve. Agrumet kanë gjithashtu doza të larta flavonoidësh. Qitroja përmban flavonoidin naringenin ndërsa limoni dhe portokalli përmbajnë sasi të larta të flavonoidëve eriodictyol dhe hesperetin.

Boronicat dhe manaferrat e freskëta kanë gjithashtu sasi të mëdha të flavonoidëve catechin dhe epicatechin. Rrushi i kuq dhe rrushi i zi janë gjithashtu burim i pasur flavonoidësh siç janë kuercitina dhe catechina.Perimet e freskëta

Shumica e perimeve të freskëta, veçanërisht ato me ngjyra intensive janë të pasura me flavonoidë. Domatet e kuqe dhe specat jeshilë përmbajnë flavonoidë si kuercetina dhe luteolini. Lakra e kuqe është e pasur me flavonoidin kuercetinë. Kale dhe spinaqi kanë me bollëk flavonoiding kaempferol. Qepa e kuqe përmban gjithashtu një sërë flavonoidësh që janë të nevojshëm për mbrojtjen e organizmit.

Barishtet dhe erëzat

Nëse jeni të apasionuar pas barishteve dhe erëzave atëherë duhet të dini që ato janë të pasura me vitaminë P dhe për më tepër, i bëjnë gatimet tona më të shijshme. Korianderi për shembull është i pasur me flavonolin kuercetinë. Rigoni i freskët, shërbela dhe trumza përmbajnë flavonolët luteolin dhe apigeninë.

Majdanozi përmban katër lloje flavonoidësh të rëndësishëm. Kopra e freskët përmban sasi të mëdha të dy llojeve flavonoidësh siç janë kaempferoli dhe isorhamnetin.

Lëngjet e frutave

Pigmentet e rëndësishme që përmbajnë vitaminën P i gjejmë edhe tek disa lloje pijesh të përgatitura nga frutat e freskëta. Lëngu i frutave të pyllit është një burim i shkëlqyer i flavonoidëve të njohura si kuercitina, hesperitina, naringenina, eriodictyoli dhe catechina. Vera e kuqe është e pasur me catechinë dhe përmban flavonolët e fuqishëm që gjendet tek rrushi.

Çajrat – ai i gjelbri dhe i ziu- përmbajnë tre llojë flavonoidësh. Dashamirësit e çokollatës duhet të mbajnë mend që çokollata e zezë është shumë e pasur me flavonoidin katekinë, një nga më të rëndësishmit në grupin e vitaminës P.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN