MENU
klinika

Eurodeputeti holandez e konfirmon

Liberalizimi i vizave për Kosovën, sot në rend dite në PE

12.01.2023 - 10:12

Në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme sot do të jetë temë e diskutimit edhe liberalizimi i vizave për Kosovën – marrëveshja trepalëshe, ku do të votohet.

Votime: Propozimi i Parlamentit për rregullat për votimin e evropianëve dhe qëndrimin në zgjedhjet komunale në shtetet tjera të BE-së (rapor. Joachim Brudzinski). Liberalizimi i vizave me Kosovën – marrëveshja trepalëshe (rapor. Thijs Reuten)”, është njoftuar në faqen në Twitter të Komitetit.

Për votimin ka njoftuar edhe eurodeputeti holandez Thijs Reuten.

Pas marrëveshjes shumë gjatë të pritur, që u arrit mes shteteve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, ne do ta mbajmë ritmin në Parlamentin Evropian. Votim në Komitetin këtë të enjten”, ka shkruar në Twitter.

Parlamenti Evropian ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën, teksa shtoi preisonit ndaj vendeve të Bashkimit Evropian që sa më parë të miratojnë vendimin për t’i hequr vizat për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë në BE pa viza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN