MENU
klinika

Urimi i veçantë i futbollistit

“Luiz-mania” prek edhe çiftin Ajsel dhe Eros!

24.01.2023 - 12:26

Eros dhe Ajsel Grezda janë një nga çiftet më të komentuara të momentit. Ndonëse më herët, futbollisti është shprehur se e bezdis fakti që përflitet vetëm për jetën private, në marrëdhënien e tij të re ai nuk i ka kursuer postimet dhe dedikimet e ëmbla.

Ditën e sotme partnerja e Eros, Ajsel feston ditëlindjen. Nëse po prisni t’u themi që Grezda i ka bërë një dedikim romantik, na vjen keq që ju zhgënjejmë. Futbollisti i ka bërë partneres një super dedikim të veçantë dhe “të kohës”.

“Edhe 100 zemër. Të dua më shumë se Luizin,”-i ka shkruar Eros në një pusullë bashkëshortes së tij.

Këtë urim sigurisht që Ajsel e ndau me ndjekësit e saj ku krahas tij shkruan: “Kur burri jot është më romantik nga sa e ke imagjinuar.”

Epo nuk është e habitshme që “Luiz-mania” paska prekur edhe çiftin e njohur.

Kujtojmë që Ajsel Abazi është kushërira e Almeda Abazit, e cila prej vitesh jeton në Turqi pranë bashkëshortit të saj të njohur Tolgahan. Edhe Ajsel jeton po atje, ndërsa Grezda luan me skuadrën Manisa të Turqisë.

Më herët Eros i dha fund lidhjes së tij me Oriola Marashin pikërisht për shkak të xhelozisë nga ana e futbollistit.

Grezda ishte ai që përpiqej ta largonte Oriolën nga modelingu, duke sjellë kështu probleme në çift. Gjatë një intervistë për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një romancë brenda familjes së Almeda Abazit

Tolgahan quajti “vëlla” futbollistin shqiptar