MENU
klinika

Një romancë brenda familjes së Almeda Abazit

Tolgahan quajti “vëlla” futbollistin shqiptar

10.10.2022 - 11:48

Romanca e Eros Grezdës dhe Ajsel Abazit paska arritur në një stad tjetër. Dyshja duket se janë prezantuar me familjarët e njëri-tjetrit, ose të paktën futbollisti po.

Së fundmi aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka ndarë një foto në Instagramin e tij ku duket krah për krah me Eros Grezdën. Krahas imazhit në një nga stadiumet e Stambollit, aktori shkruan:

“Njihuni me vëllain tim të ri.”

Tolgahan është partneri i Almeda Abazit, e cila është kushërira e të dashurës së re të Grezdës, Ajselit.

Mesa duket futbollisti shqiptar kalon shumë kohë edhe me të afërmit e partneres, aq sa ka krijuar një lidhje të ngushtë edhe me Sayisman.

Kujtojmë që aktorja dhe moderatorja shqiptare, Almeda prej vitesh jeton në Turqi pranë bashkëshortit të saj të njohur. Edhe Ajsel jeton po atje , ndërsa Grezda luan me skuadrën Manisa të Turqisë.

Më herët Eros i dha fund lidhjes së tij me Oriola Marashin pikërisht për shkak të xhelozisë nga ana e futbollistit. Grezda ishte ai që përpiqej ta largonte Oriolën nga modelingu, duke sjellë kështu probleme në çift. Gjatë një intervistë për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.

“Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte, doja apo s’doja, sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat.
U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, shprehej Eros.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mezi po presim të të njohim…"

Almeda Abazi shtatzënë për herë të dytë

Në javët e fundit të shtatzanisë

Almeda Abazi shpjegon kuptimin e emrit të djalit

"Do të doja të mos e kisha bërë..."

Almeda Abazi e penduar për këtë ndërhyrje estetike


Dhurata që të gjithë do të donin

Beyonce “shpërblen” stafin e hotelit në Londër

Nga takimi i tyre i parë deri tek planet për fëmijë

Rrëfehet si asnjëherë më parë partnerja e Elvis Pupës

Detajet nga ceremonia që do mbahet në Himarë

Martohen Klea Huta dhe Elgit Doda