MENU
klinika

“Më larguan nga puna 2 ditë para se të hyja këtu!”

Luizi tregon si ‘ia punuan’ mbas krahëve ish-shefat e tij

27.01.2023 - 11:41

Për ta njohur më shumë njëri-tjetrin, “Vëllai i Madh” i vendosi banorët e “BBV” përballë lojës së Memories. Në këtë mënyrë njëri pas tjetrit, banorët treguan historinë e jetës së tyre, ndërkohë që duhet të memorizonin edhe ngjarje nga jeta e banorëve të tjerë.

Teksa i erdhi radha Luizit, ai foli edhe për një ngjarje që i kishte ndodhur pak ditë para se të hynte në “Big Brother VIP”.

Bëhet fjalë për punën e tij të fundit që ishte, të cilët e kishin prerë në besë vetëm 2-3 ditë para se të hynte në “BBV”.

Sipas Luizit ai kishte rënë dakord me punëdhënësit e tij tek KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare), që pas eksperiencës së tij në këtë reality-show të rikthehej në vendin e punës sërish.

Ndonëse në fillim kishin pranuar, më pas ata e kishin njoftuar shumë vonë pasi kishte nënshkruar me “Vëllain e Madh” se një gjë e tillë nuk ishte e mundur.

“Ideja ishte kjo, para se të vija këtu, më kanë lajmëruar 2-3 muaj para se të fillonte. Unë e kam diskutuar me shefat e mi dhe ju kam thënë se më kanë thënë për të shkuar aty. Në bazë të kodit të punës kam të drejtë me marrë leje pa drejtë page periudhën që jam aty. Se nuk është në dorën time se mund të rri, mund të rri një javë, mund ti shkoj deri në fund, ajo nuk i dihet se është me eliminime.

Kështu që për gjithë periudhën që jam atje, do jem pa të drejtë paga, ama kurdo që të dal ta kem vendin prapë, ta kem vendin e punës. Dhe më thanë “ok, mos e vrit mendjen”. Dy ditë para se të vija këtu më morën në telefon dhe thanë nuk ta japim lejen. Ndërkohë që e kisha firmosur kontratën me Big-un. E u thashë “a po talleni a si është kjo punë, se nuk është serioze pasi kam firmosë kontratë me këta të tjerët me Top-in”. E më thanë “jo si me ta shpjeguar se ka dalë një VKM”, kodra pas bregut kot,”-u shpreh Luizi.