MENU
klinika

Shkak protesta e paralajmëruar

Mbyllet qarkullimi rrugor në aksin Shtërpcë- Prevallë

08.01.2023 - 14:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga Shtërpcë- Prevallë do të jetë e mbyllur nga ora 11:30 për shkak të protestës së paralajmëruar për plagosjen e dy serbëve.

“Ju njoftojmë se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00. Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë. Sapo të përfundon protesta do të njofoheni me kohë”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se dy persona kanë mbetur të plagosur në fshatin Drajkovc të Shtërpcës të premten- 11 dhe 21 vjeç.

Për këtë rast, është arrestuar i dyshuari./Express

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN