MENU
klinika

Ja përse...

Bahamas meriton një vend special në listën e udhëtimeve të 2023!

11.01.2023 - 10:59

Duke kërcyer nëpër oqeanin akuamarin nën diellin e Karaibeve, muzikë reggae që shpërthen nga altoparlantët e varkës me shpejtësi dhe duke pirë një pije të ftohtë me akull me erën që të kalon nëpër flokët e kripur nga deti, besojmë është ajo çka shumë veta dëshirojnë të realizojnë këtë 2023. Dhe sugjerimi ynë më i duhur ku ju mund të shpalosni këtë ëndrrën tuaj është pikërisht në ishullin e Bahamas.

Me klimën e favorshme dhe me detet që ngjajnë si një pasqyrë akulli, ky udhëtim ka për të qenë i paharruar për ju dhe me shumë mundësi keni për të udhëtuar gjatë gjithë ditës. Parku ujor prej 141 hektarësh këtu është i famshëm në të gjithë botën për një arsye.

Për fëmijët, për më të rritur dhe kërkuesit e emocioneve ekziston parku ‘Aquaventure’, i cili është i ndarë në zona të ndryshme. ‘The Power Tower’, me të cilën krenohet ky vend, ku poshtë jush është një lartësi vertikale pothuajse 50 metra.

‘Mermaid’ është gjithashtu një pikë tjetër turistike ku ju mund të shkoni atje me fëmijët tuaj dhe të shikoni sirenat e detit. Me shumë siguri do të adhuroni ato momentet kur të shihni buzëqeshjen në fytyrën e tyre, teksa ata luajnë me to dhe fitojnë supriza të ndryshme nga stafi atje.

Ka 21 restorante dhe 19 bare dhe sallone në Atlantis, kështu që nuk do të mbeteni të uritur. Në krye të listës sonë prioritare është kuzhina tradicionale Bahamiane, e cila është më shumë mbizotëruese nëpër fshatra. Nën tingujt e grupit live që luajnë jashtë ju mund të shijoni disa ushqime fantastike dhe mund të ndaloni për t’i hedhur një sy bizhuterive të ndryshme në dyqanet gjatë rrugës.

Marina ia vlen të vizitohet në vetvete vetëm për blerjet dhe mundësinë për të parë radhët e jahteve luksoze. Darka në ‘Olives’, një nga restorantet më të shijshme të resortit ja vlen të vizitohet pasi ka ajër të kondicionuar dhe ndodhet në kazino, por mund të qëndroni edhe jashtë duke shijuar një pamje tjetër të jahteve spektakolare ndërsa darkoni.

Një gjë për të cilën do kënaqeni më shumë është fakti se atje ju mund të notoni me derrkucat e ujit. Ato qëndrojnë pranë bregut të detit dhe ju mund t’i merrni e të notoni me to. Gjithashtu mund të kryeni edhe foto, të cilën mund ta keni më vonë kujtim.

Kujtimet e bukura në atë ishull ia vlejnë të krijohen dhe këtë jua mundëson edhe parada ‘Junkanoo’, e cila zhvillohet çdo të premte në mbrëmje në resort dhe u jep pushuesve një vështrim në këtë karnaval tradicional Bahamian, i cili tradicionalisht zhvillohet çdo natë të Vitit të Ri. Performanca shumëngjyrëshe dhe me energji të lartë ndihet kudo dhe ia vlen të gjesh kohë për të marrë një pasqyrë të kulturës lokale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN