MENU
klinika

Nuk dihen shkaqet

Merr flakë një shtëpi në Fier, zjarrfikëset në vendin e ngjarjes

12.01.2023 - 10:03

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Grecalli të Fierit.

Banesa që është përfshirë nga flakët ka qenë e pabanueshme, ndërsa kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar zjarrfikësen.

Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndije elektrike, ndërs zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.