MENU
klinika

Analiza

Në Moskë po përsëritet skenari i errët i vitit 1917

14.01.2023 - 13:39

Media prestigjioze britanike ‘The Guardian,’ ka shkruar një analizë në lidhje me gabimet që ka bërë shteti rus më pare dhe të njëjtat gabime po përsëriten edhe një herë nga Moska. Vladimir Putin siç duket beson se ka një numër të pakufizuar njerëzish tek të cilët mund të mbështetet ndërkohë që përpiqet të rifitojë iniciativën në konfliktin e Ukrainës. Por ai duhet të jetë i vetëdijshëm edhe për një nga mësimet e historisë ruse, ku humbja e jetëve ruse në fushën e betejës është e pafalshme dhe diçka e tillë mund të ketë pasoja katastrofike për regjimin në pushtet. Më shumë se një shekull më pare pikërisht në vitin 1917, humbjet e tmerrshme të ushtarëve caristë gjatë Luftës së Parë Botërore përshpejtuan Revolucionin Rus dhe kontribuan në përmbysjen e Nikollës II. Për shkak të paaftësisë së këtij të fundit qindra mijëra rus humbën jetën. Shkalla aktuale e humbjeve ruseve në Ukrainë mund të mos jetë ende aq e lartë, por është ende mjaft e rëndësishme për t’i kërkuar Kremlinit të urdhërojë një mobilizim masiv për të zëvendësuar 100,000 trupat e humbura gjatë luftës vitin e kaluar. Ka pasur gjithashtu raporte të reja se mund të ketë më shumë mobilizime, pasi Putin po planifikon një ofensivë të re pranverore. Megjithëse Putini beson ende se mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur çdo dështimi ushtarak është të sakrifikojë edhe më shumë të rinj rusë në vijën e frontit. Vendim ky që së shpejti duhet t’i vihet një kufi. Pavarësisht humbjeve të rënda të pësuar nga forcat e armatosura ruse, siç duket Kremlini nuk ka mësuar asgjë dhe vazhdon të pësoje humbje në një shkallë që rrallë shihet në luftërat moderne.

Prapaskenat tronditëse

Sipas komandantëve të Ukrainës  forcat ruse po humbasin rreth 500 ushtarë në dite, siç ndodhi në dyluftimet në  Donetsk dhe Bakhmut. Për më tepër, sa më shumë të zgjasë konflikti aq më shumë do të ketë humbje jetë njerëzish, siç ndodhi dhe në Luftën e Parë Botërore, për shkak të pajisjeve të dobëta dhe paaftësisë së komandantëve të tyre, ku shumë prej të cilëve shfaqin një indiferencë të pashpirt ndaj fatit të  ushtarëve të tyre. Një shembull i mirë i paaftësisë së komandantëve rusë ishte fundosja e kryqëzorit Moskva në muajin Prill, anija admirale e Flotës së Detit të Zi. Një studim i mëvonshëm i inteligjencës britanike në lidhje me sulmin zbuloi semegjithëse ishte duke operuar në një zonë lufte aktive, mbrojtja antiraketë e anijes nuk ishte funksionale.

Mungesa e disiplinës

Një faktor tjetër që ka çuar në humbjen  e 600 ushtarëve  është dhe mungesa e disiplinës. Këto të fundit humbën jetën pas një sulmi me raketa ukrainase në kazermat në Makiivka në natën e ndërrimit të viteve. Ministria ruse e Mbrojtjes fajësoi ushtarët për përdorimin e celularëve të tyre, pasi nëpërmjet celularëve forcat ukrainase kishin zbuluar vendndodhjen e ushtarëve rus. Ndërsa më vonë u zbulua se komandantët e bazës gjatë sulmit ishin jashtë kazermës në festat e Vitit të Ri.

Edhe kur rusët thonë se kanë arritur njëfarë suksesi ushtarak, zakonisht është thjesht propagandë që synon të bindë publikun se forcat e tyre të armatosura po korrin fitore në luftë. Së fundmi pretendimi i Moskës në fillim të kësaj jave se 600 ushtarë ukrainas u vranë në një sulm hakmarrës në qytetin e Kramatorsk më vonë u hodh poshtë dhe rezultoi se raketat ruse kishin humbur plotësisht objektivin e tyre.Dhe Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar të Wagner, këmbënguli që forcat e tij kishin kapur Soledar, vetëm që zëdhënësi zyrtar i Putinit të refuzonte pretendimet e tij, duke ofruar një pasqyrë të rrallë në tensionet midis fraksioneve rivale në Kremlin.

Ndryshimet e Putinit

Gjithashtu një pikë tjetër që duhet theksuar është se Putini ka ndryshuar sërish gjeneralët përgjegjës për pushtimin. Redaktori i çështjeve të luftës në Telegraph Con Cughlin cilësoi sëkur të dalin në pah shkallët e vërteta të keqpërdorimit të ushtrisë nga ana e Kremlinit, Kremlini me shumë mundësi do ta humbasë mbështetjen e popullit të tij ndaj luftës. Largimi i të rinjëve jashtë Rusisë më qëllim shpëtimin nga rekrutimet ka qenë një ndër arsyet më kryesore që të r?njtë rus kanë hezituar që të bëhen pjesë e operacionit special ushtarak të Putinit. Putini po humbet luftën e tij dhe nëse ukrainasit marrin pajisjet  ushtarake që kanë kërkuar nga Perëndimi, nuk do të kalojë shumë kohë dhe lideri rus Putin do të mposhtet plotësisht.

Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen