MENU
klinika

Në qendër të vëmendjes!

Monika Kryemadhi ka një koment për Besin dhe Xhensilën

30.01.2023 - 12:43

Mbrëmjen e sotme, Monika Kryemadhi ka qenë në radhët e të ftuarve të emisionit “Zemër Luana”. Monika është zhveshur nga petku i politikanes dhe është përfshirë në lojrat e krijuara.

E vendosur përballë një sfide personale Monika Kryemadhi tregoi më shumë për marrëdhënien e saj me disa nga figurat më të përfolura në shoëbiz, si miq, por edhe kundërshtarë të saj politikë.

Loja e saj personale konsistonte në vendosjen e fotove të personazheve sipas lules që ajo mendonte se u përshtatej, duke qenë e apasionuar pas kopshtarisë.

Ndër personzhet u shfaq edhe fotoja e Xhensila Myrtezajt, të cilën e lidhi me lulen “Jasmin” atë bashkë me Besin.

“Xhensilën e njoh si mama, pimë kafe bashkë, si edhe gatuajmë me njëra-tjetrën”, u shpreh Kryemadhi, duke treguar se për çiftin Kallaku ka mjaft respekt.

Kujtojmë që më herët Xhensila dhe Besi u përfolën për një ndarje, mirëpo nuk vonoi shumë dhe dyshja i hodhën poshtë këto lajme. Ata shkëmbyen një puthje në një koncert të këngëtares duke mohuar kështu lajmet për një ndarje të mundshme.

Çifti i njohur së bashku me vajzën e tyre Ajkën realizuan një set fotografik nën kontekstin festiv më herët. Në një foto të bukur pranë pemës, dukej Xhensila e veshur njëjtë me vajzën e saj dhe Besi mes tyre.

“Jeta është e shkurtër, kaloni me familjen tuaj, qeshni dhe ndjehuni të dashuruar”, ka shkruar më herët këngëtarja krahas portretit familjar në prag festash.

Krijoi një lidhje dashurie me Heidin në Big Brother Itali

“Sonte do të bëhet nami”, Massimiliano Varrese vjen sonte LIVE në Shqipëri

Ja bashkëpunimet me yjet e muzikës

Mozzik publikon albumin e tij

Sherri mes shokëve që nisi në lojë dhe vijoi jashtë BBV!

Meriton Mjekiqi prish miqësinë me Romeo e Donald Veshajn!