MENU
klinika

Kujt i ngjan?

Publikohen pamjet e para të Ajkës, nga ditëlindja e saj!

13.07.2019 - 12:22

Ditën e djeshme, vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj festoi ditëlindjen dhe e tërë vëmendja jonë ishte te ajo.

Në ditën kur Ajka mbushi 1 vjeçe, këngëtarja dhe aktori i humorit vendosën të heqin dorë nga privatësia duke publikuar një sërë fotosh nga ardhja në jetë e Ajkës.

Ata organizuan edhe një festë të madhe, ku miqtë e tyre publikuan pamjet e para të Ajkës sot, që është 1 vjeçe.

Sot, u publikua një video e plotë e vogëlushes, teksa kërcen me prindërit pasi ka fikur qiriun e vetëm mbi tortë!

E veshur me fustanin e kuq dhe një kordele të kuqe në kokë, Ajka duket disi e hutuar mes gjithë njerëzve që janë mbledhur aty vetëm për të, megjithatë mund ta kuptosh se ndihet e qetë në krahët e të atit.

Duket se vogëlushja ka ngjashmëri si me Xhensilën, ashtu edhe me Besin. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN