MENU
klinika

Kanosja ndaj 3 deputetëve

Kërcënimet ndaj LDK, Nazarko: E fabrikuar, duan “sabotimin” e dialogut

19.01.2023 - 23:30

Padyshim që ngjarje kryesore së fundmi në Kosovë është kanosja që u është bërë 3 deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, Ardmend Zemaj e Arben Gashi dhe kryetarit Lumir Abdixhiku.

Për të folur në lidhje me këtë ngjarje e ftuar në studion e ABC News ka qenë analisti Mentor Nazarko.

Nazarku tha se mendon se kjo është një ngjarje fabrikuar nga grupe pushteti për të sabotuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Do duhet të vendosim kontekstin e të gjithë ngjarjeve në Kosovë, mes dialogut Kosovë -Serbi. Një lajm që kërkon të sabotojë dialogun.

Mund të jetë një fabrikim i faktorëve që duan sabotimin e dialogut. Mund të jenë grup pushteti serb që synon të prishë atmosferën, që ekziston mes partive në Kosovë.

Version i dytë është, për hirë të së vërtetës rrjetet sociale janë të mbushura më gjuhë dhune ndaj opozitës. VV ka një ushtri digjitale të fuqishme. Në një situatë si kjo mund të ketë nxitje.

Duke ditur një klimë të tillë fërkimi që ekziston në rrjetet sociale mes partive, shërbimet sekrete kanë menduar ta bëjnë diçka të tillë dhe më pas të akuzojnë LVV, duke e “helmuar”.

Unë nuk shoh që LVV të ketë interes të bëjë diçka të tillë. Do duhet pranuar disa gjëra, drejtuesit e LDK nuk kanë demonstruar ndonjë acarim, kanë treguar vetëpërmbajtje,” u shpreh Nazarko.

A duket ky një moment që LDK po përfiton për të akuzuar LVV?

“Sipas meje, Zemaj është i vetmi që kanë qenë kaq konkret, që kanë vënë gishtin mbi një parti konkrete, madje edhe duke kërcënuar.

Të tjerët nuk kanë mbajtur ndonjë qëndrim, duke lënë të kuptohet se besojnë te veprimet e policisë.

Ky është një kërcënim që është prodhuar në Gjermani, sipas informacioneve, dhe kjo e bën të vështirë hetimin për policinë kosovare.

Unë them sërish që ky është një akt i fabrikuar. Akt i ngjashëm me ata që kanë ndodhur në Ballkan të tipit bombat nëpër shkolla, sa herë që ka pasur lëvizje të rëndësishme politike.

Mund të shtoj edhe rolin e një faktori të tretë që është Rusia. E cila nuk ka mundësi të veprojë në mënyrë konkrete dhe mund të provokojë inskenime të tilla që të sabotojnë dialogun.

Sa i përket situatës së dialogut, Nazarko tha se është një moment ku Perëndimi po tregon një interes të madh dhe kjo po përdoret nga Vuçiç.

Pasnesër në Kosovë do të qëndrojnë 5 të dërguar nga Perëndimi për dialogun.

Vuçiç e kishte paralajmëruar faktin që në janar do vijnë njerëzit më të mëdhenj të globit. Vuçiç ëshë mjeshtër i këtyre gjërave.

-Kosova do duhet të krijojë një strukturë si ajo e Rugovës, që dialogu mos drejtohet direkt nga Kurti, por nga një instancë që punon edhe me opozitën.

Palët duhet ta kursejnë njëra-tjetrën nga akuzat dhe të kenë bashkëpunim.

Kosovës i mungon edhe një ekip këshillimor ndërkombëtar. Sa herë që Kosova me dialog të tillë ka patur ekip këshillimor perëndimor. Sot nuk e ka një të tillë, ajo mbështetet në ekpertizën e disa figurave që janë marrë më dialogun,”tha Nazarko ndër të tjera. abcnews.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë/ "Të dënuar të bashkëjetojnë"

Mentor Nazarko: Rama duhet të kalojë më shumë kohë me Kurtin