MENU
klinika

"Kontribut i paçmuar për mjekësinë shqiptare"

Ndarja nga jeta e mjekut Kalo/ Manastirliu tregon bisedën e fundit me profesorin e shquar

19.01.2023 - 20:24

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur, Isuf  Kalo.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Manastirliu tregon se bisedën e fundit me mjekun e ka pasur në mesin e dhjetorit.

Asokohe, ministrja rrëfen se e kishte ftuar për të marrë pjesë në akreditimin e institucioneve shëndetësore.

Ajo thekson se kontributi i profesor Isul Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos.

Bisedën e fundit me prof. Kalon e pata në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ”pikë e dobët”, akreditimi i institucioneve shëndetësore. Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij.

Por kontributi i profesor Isul Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.

U prehsh në paqe prof. Kalo”, shkruan ministrja.