MENU
klinika

Studimi

Një analizë gjaku mund të zbulojë tumorin e mëlçisë 5 vite përpara

12.01.2023 - 14:09

Quhet hepatokarcinoma dhe është një tumor shumë agresiv i mëlçisë. Mbijetesa e tij është 22%. Megjithatë, tani një studim i kryer nga studiues italianë nga Universiteti Aldo Moro i Barit dhe i mbështetur nga Fondacioni AIRC tregon se si duke analizuar nivelet e kolesterolit “të mirë” (HDL) në gjak, është e mundur të “llogaritet” rreziku i zhvillimit të kancerit pesë vjet para fillimit të simptomave. Dhe si, duke adoptuar një mënyrë jetese të shëndetshme, është gjithashtu e mundur të parandalohet sëmundja. Studimi është publikuar në Journal of Hepatology Reports.

Karcinoma hepatoqelizore shkaktohet nga një zhvillim i pakontrolluar i qelizave të mëlçisë shpesh të prekura nga cirroza. Autorët e studimit analizuan të dhënat klinike, ultratinguj dhe analizat e gjakut të rreth 1200 personave, të gjithë pacientë me probleme të dyshuara metabolike të ndjekura në klinikën mjekësore ‘Frugoni’ të Spitalit Universitar të Barit. “Ishin ata që në vlerësimin e parë, pra në kohën zero të hetimit, shfaqën nivele më të ulëta të kolesterolit HDL, me të njëjtën fibrozë të mëlçisë”, thotë Antonio Moschetta, profesor i mjekësisë së brendshme në Bari dhe koordinator i studimit. “Për më tepër, shton eksperti, duke përzgjedhur pacientët që më pas kanë zhvilluar kancer nga ata që pesë vjet më parë kishin HDL të ulët, ne kemi vërejtur se këta persona, me të njëjtën HDL të ulët dhe fibrozë të mëlçisë, kishin një rritje të ndjeshme të madhësisë së belit”.

Kjo matje sinjalizon depozitimin e yndyrës në indin dhjamor visceral dhe është një shenjë e inflamacionit në trup. Prandaj, studiuesit thonë se ata me mëlçi të dhjamosur dhe kolesterol të ulët HDL të shoqëruar me një rritje në madhësinë e belit kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të karcinomës hepatocelulare brenda pesë viteve të ardhshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si të parandaloni këtë sëmundje vdekjeprurëse

Kanceri i pankreasit/ Stop! Po e shkatërroni veten duke pirë…