“Policë për kokë” është projekti i cili bëri bashkë Olsi Bylykun, Nik Xhelilajn dhe shumë personazhe të tjerë të njohur.
Ky film do të publikohet më datë 12 janar 2023 në kinematë shqiptare, ku bashkëproducent i këtij filmi është edhe vetë Olsi. Mbrëmjen e djeshme në “Zemër Luana” kanë qenë të ftuar kasti i “Policë për Kokë”.
Në rolin e bashkëproducentit, Olsi Bylyku është vendosur para pyetjes së kush aktor është paguar më mirë e kush më keq. Diplomatikisht Olsi tha se të gjithë aktorët janë paguar në bazë të rolit që kanë patur dhe se janë paguar mirë, ndonse ka veçuar emrin e Eva Muratit duke thënë: Eva Murati do të dalë me minus nga ky film!
Epo kjo deklaratë e tij e cila ngjalli kureshtje nuk mund të lihej pa sqaruar, ku aktori u shpreh se shkak për këtë është shkelja e njërës prej pikave të kontratës, nga Eva.
Kujtojmë që Olsi dhe Niku do të luajnë rolin e dy policave në këtë film, ku përpos misionit të tyre kryesor që ka edhe pjesë aksion, jemi të sigurt që humori nga Bylyku nuk do të mungojë gjithashtu.
Mirëpo përveç dy personazheve që përmendëm, në këtë film do të marrin pjesë edhe disa emra të tjerë shumë të njohur si: Alfred Trebicka, Gert Ferra, Emiljano Bufazi etj.
Jo vetëm kaq! Sara Kolami kthehet si aktore në këtë projekt, madje edhe Eva Murati.