MENU
klinika

Sezon i ri me ndryshime...

Çfarë i bëri bashkë Marinën me Besin dhe Olsin?!

11.07.2019 - 18:06

Rikthimi i Marina Vjollcës po i “çmend” të gjithë pasi mezi po e presim.

Lajm pas lajmi për çdo levizje të saj, ja ku jemi edhe këtë herë me të rradhës. Sezoni televiz nis në shator, siç edhe dihet tanimë, por kemi gjëra interesante për t’ju rrëfyer pasi ky lajm do bëjë bashkë Marina Vjollcën, Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun. U habitët ? Prisni, se nuk kemi mbaruar me surprizat!

Sipas burimeve, këtë sezon të ri aktorët e humorit Besart Kallaku dhe Olsi Bylyku do të kenë një program të tyrin në prime time, në orën 20:00.

 

Por, surpriza e vërtetë është Marina Vjollca, e cila pas dy vitesh mungesë në ekran, do t’i bashkohet djemve në programin e tyre.

Ende nuk dihen detajet e programit e formatiti të tij, megjithatë pritet që gjithçka të zbulohet më tej. Vetë Marina në postimet e saj në Instagram ka lajmëruar se i është futur punës dhe në shtator do ta shohim në ekran.

Epo ja dolën mbanë që të na lënë në kureshtjen e paparë përgjatë tërë verës… 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në sezonin e ri...?

Rikthehet më në fund Marina!