23.01.2023 - 14:53
Olta Gixhari është shprehur e revoltuar që banorët votuan ta nxirrnin Luiz Ejllin dhe Efi Dhedhes nga dhoma ku qëndronin. Ajo u shpreh se këngëtari është shkaktar që çmimi i madh është ulur, prandaj sot e tutje do veprojë njësoj.
Madje Olta bëri një deklaratë të fortë duke thënë se nëse e fiton “Big Brother VIP2” nuk do asnjë lekë.
“Vetëm do shaj që ta zeroj shifrën. Nëse e fitoj Big Brother nuk dua asnjë lek. S’kam nevojë fare. Unë do harxhoj gjithë shifrën deri në fund”, tha Olta.