MENU
klinika

Detajet

Pakoja 8 miliardë lekëshe e qeverisë ‘hapet’ këtë javë

03.01.2023 - 15:30

Pakoja e qeverisë për të mbështetur financiarisht rreth 1 milion persona pritet të hapet brenda kësaj jave, sapo administrata të rikthehet në punë nga pushimet e vitit të ri.

Disa prej kategorive përfituese do të mund ta marrin shpërblimin e tyre duke nisur nga data 5 janar ndërsa e gjitha paketa anti-inflacion do të dorëzohet javën e ardhshme.

Këtë paketë financiare për pensionistët, nënat, kryefamiljare, punonjësit me uniformë, bluzat e bardha, administratën, qeveria e ka cilësuar si një ndihmë për të nxjerrë familjet shqiptare nga kriza e rritjes së çmimeve për produktet bazë.

Nga pakoja e Madhe prej 8 miliardë lekë, siç e quan kryeministri, pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar do të përfitojnë nga 8000 mijë lekë.

Ndërsa për punonjësit e administratës me pagë bruto mbi 60 mijë lekë, ushtarakët, punonjësit e policisë, dhe një kategori e përcaktuar e infermierëve qeveria ka menduar një shpërblim prej 10 mijë lekësh.

Ndërsa 20mijë lekë do t’u jepen nënave kryefamiljare, ushtarakëve të këmbësorisë, Forcave Renea, Forcave Delta, FNSH, njësia operacionale, zjarrfikësve, një kategori e caktuar e infermierëve dhe punonjësve të administratës me pagë bruto nën 60 mijë lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN