27.01.2023 - 15:22
Partia Demokratike ka dërguar në KQZ emrat e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit. Afati për dorëzimin e emrave mbaron ditën e diel në mbrëmje, ç’ka ka sjellë dhe lëvizjet e PD.
Sipas BalkanWeb, lista me emra mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka.
Ndërkohë që KQZ-ja do të shprehet me vendim kur të dorëzojë listën me emra dhe grupi i Alibeajt, i cili do t’i depozitojë emrat ditën e hënë.
Vetëm pak ditë më parë Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se në momentin që do të vijnë propozimet për anëtarë të KZAZ, do të vlerësohet legjitimiteti i atij personi që në emër të PD paraqet këto propozime.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Alternativa është rrëzimi i Ramës"
A do të ketë protesta para zgjedhjeve të 14 majit? Përgjigjet Sali Berisha!
"Pa asnjë diskutim që..."
A do mbajë përgjegjësi nëse humb më 14 maj? Përgjigjet Berisha
Përfundon numërimi në Shkodër
Bardh Spahia rikonfirmohet garues në zgjedhje
Përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi parlamentar