MENU
klinika

Aksi Elbasan-Qafë Thanë

“Pjesë e Korridorit të 8, përmirëson infrastrukturën”

04.01.2023 - 11:49

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi punimet në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë.

Sipas ministres, ky aks është pjesë e Korridorit të 8. Rruga e re do të jetë me parametra të përmirësuar duke garantuar që qarkullimi i automjeteve të vijojë pa asnjë problematikë.

“Pas marrëveshjes që kemi bërë me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ky kantier ka ndryshuar për të rishikuar një dalje të re, atë që lidh me kufirin me Maqedoninë e Veriut, duke qenë se kuotat, niveli i Qafë Thanës, nuk ndihmon në lidhjen me rrugën që Maqedoninë e Veriut po ndërton. Kjo rrugë është pjesë e Korridorit të 8. Ky është një nga korridoret më të rëndësishme”, tha Balluku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia tragjike e të dënuarave në burgjet e Enver Hoxhës

“Për t’i shpëtuar punës së rëndë, gjymtonin trupin”

Çfarë opsionesh të tjera ka blloku europian?

A mundet gazi norvegjez të zgjidhë krizën energjetike?