MENU
klinika

Dy të plagosurit, jashtë rrezikut për jetën

Plagosja në Shtërpcë, policia e Kosovës: Ishte tentativë vrasje

07.01.2023 - 13:04

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh të ngjarjeve të datës 6 janar, përfshirë edhe incidentin e ndodhur në Shtërpcë ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj me armë zjarri. Rastin e kanë cilësuar si “tentim vrasje”, ndërkohë kanë treguar se personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit dhe se është konfiskuar edhe një pistoletë. Për dy të plagosurit, Policia tregon se janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas raportit të mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

Njoftimi i Policisë:

“TENTIM VRASJE Fsh. Gotovush, Shtërpcë 06.01.2022-14:20 Dy viktimat meshkuj kosovarë janë plagosur nga të shtënë me armë zjarri. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe të njëjtit sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, u plagosën ditën e djeshme në fshatin Drajkovc të Shtërpcës. Në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. I dyshuari, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"E rëndësishme që autoritetet të hetojnë"

Plagosja e dy serbëve, BE: Krim i neveritshëm!


Kurti: Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Kosova nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!