MENU
klinika

Merren nën hetim pesë persona

Policia heq kamerat në Fier dhe Lushnjë

29.01.2023 - 11:18

Shqipëria duket se ka qenë e monitoruar si një shtëpi ‘Big Brother’ nga kamera që zotëroheshin nga krimi për të parë lëvizjet e policisë dhe të kundërshtarëve.

Pas aksionit në Shkodër ku u hoqën më shumë se 50 kamera, në Vlorë, Korçë, Pogradec, Durrës dhe Shijak, policia ka vijuar në Fier dhe Lushnjë

“Qarku Fier/Vijon zbatimi i planit operacional policor të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.

Finalizohet në Fier dhe Lushnjë, faza e shtatë e këtij plani operacional mbarëkombëtar.

Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Fierit dhe Lushnjë, 20 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 5 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Fier dhe 3 shtetas në Lushnjë, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Strukturat hetimore të DVP Fier, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qyteteve Fier e Lushnjë, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Gjatë fazës së shtatë të këtij plani operacional, në Fier, në lagjet “8 Shkurti” dhe “Liri”, janë çmontuar 5 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit A. B. dhe K. K

-Plani operacional ka vijuar në Lushnjë ku u çmontuan dhe u sekuestruan 15 kamera të vendosura në lagjet “18 Tetori” dhe “Loni Dhamo”.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit K. T., S. T. dhe K. A.

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Fier e Lushnjë, për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëntë persona vëzhgonin përmes kamerave

Priten të tjera “fije” të krimit në Korçë e Pogradec

Aksion edhe në Pogradec e Korçë

Policia çinstalon 31 kamera nëpër pemë e shtylla


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier