MENU
klinika

"Duhet të ishte e prerë që në fillim"

Prindërit e Kiara Titos reagojnë për situatën në “Big Borther Vip

12.01.2023 - 10:38

Situata më e komentuar e orëve të fundit është padiskutim ajo e Luiz Ejllit në “Big Brother Vip.” Diçka për të thënë në lidhje me këtë e kanë edhe prindërit e moderatores Kiara Tito, të cilës Luizi i bëri rrëfimin fillimisht.

Prindërit e Kiara Titos kanë komentuar situatën e ndodhur një ditë më parë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, por ata nuk kanë lënë jashtë vëmendjes edhe raportet mes vajzës së tyre dhe Luiz Ejlli.

Teksa kanë analizuar lojën e Luizit dhe Kiarës në Big Brother VIP, babai i Kiarës u shpreh se e bija duhet të ishte treguar e prerë që në momentin e parë që mori vesh gënjeshtrën e Luizit, pasi sipas tij, ky i fundit është treguar cinik.

Babai i Kiares: Dua të përshëndes Arbanën që arriti të menaxhonte një emision që mund t’i dilte nga duart. Kiara është kjo që është, ata janë të kushtëzuar nga të drejtat personale, i mungon privatësia, Kiara ka nevojë të rrijë vetëm. Me thënë të drejtën unë u shokova e besova, më vinte keq për Kiarën, Luizi e fitoi krejt besimin e Kiarës, ai është një lojtar shumë i fortë por duhet të ketë kujdes se këmbënguljen nga cinizmi e ndan një vijë e hodhe dhe ai mu duk cinik. Kiara mu duk pak e ekzagjeruar, duhet të ishte e prerë që në fillim.

Nga ana tjetër e ëma e Kiarës është shprehur se ndihet shumë e prekur nga komentet negative në rrjete sociale për Kiarën.

E ëma e Kiares: Ne u shqetësuam jashtëzakonisht me thënë të drejtën për Luizin. Nuk u fokusuam shumë në marrëdhënien mes tyre. Ne menduam që Kiara të hiqte dorë që dje nga lekët për të ndihmuar Luizin. Këta rrinë deri në 3-4 të mëngjesit dhe ne bashkë me ta por ata flenë deri në 12 ndërsa ne duhet të ikim në punë. Mua më prek më shumë kur lexoj sharjet për Kiarën në rrjete sociale, ajo nuk i meriton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia që tronditi një Shqipëri të tërë...

Sëmundja e Luizit e pavërtetë, Kiara ‘i kthen kurrizin’ këngëtarit

Tradhtia e artistit i dha “goditjen” e fundit

Familja e Butrint Imerit nuk pranoi lidhjen me Kiara Titon