Kryeministri Edi Rama ka folur për media për arrestimin e zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal, me të cilin kishte njohje.
Rama është shprehur se nuk ka asnjë shqetësim për çështjen duke thënë se drejtësia amerikane ka folur. Në lidhje me hetimin që është kërkuar nga opozita, kreu i qeverisë tha e kjo është një fantazi e shfrenuar e “Foltores”, pasi hetimi është bërë nga Amerika dhe se i kanë ngritur akuzat për çështjen.
“S’kam asnjë shqetësim për këtë cështje. Drejtësia amerikane që e ka hetuar dhe që ka dal në konkluziom dhe që ka ngritur akuzën.
Konflikt interesi. Unë kam darkuar edhe me një person të shpallur non-grada në Shqipëri. Kjo cështje është hetuar në Amerikë, këtu çfarë të hetohen…të hetohen fantazitë e shfenuara të një lidershipi.
Në rastin konkret ka akuzë për konflikt interesi në marrjen e një borxhi nga miku i tij shqiptaro-amerikan. Ka një drejtësi në amerikë dhe ka gjykata. Nëse ju thoni se drejtësia dhe gjykata mund të kontestohet nga Foltorja apo e vulës, kjo është zgjedhja juaj. Nuk kam asnjë replikë. Unë ju them njerëzve ja ku ëshgtë pasqyra e së vërtetës. Ata të shohin nga paqyrat që duan.Ka e njerëz që besojnë se një olifarg i madh rus ka ardhur në karavasta për të bërë përfitime me sheg dhe luleshtrydhe”tha Rama ndër tjera.