MENU
klinika

Ja çfarë shkruan blogerja

Sarah ka një përgjigje për ata që dyshuan tek dashuria e saj

16.01.2023 - 12:02

Sarah Berisha dhe Dj PM janë mjaft të dashur dhe të komentuar. Së fundmi, Sarah ka bërë një “Ask me a question” dhe dikush e ka pyetur për marrëdhënien e saj të dashurisë me PM.

Ndonëse kanë më shumë se një vit së bashku, ka pasur shumë nga ata që kanë menduar se lidhja e tyre nuk do të zgjaste.

“Çka ke për t’ju thënë atyre që menduan që lidhja juaj nuk do të zgjasë pas BB,”-ishte pyetja.

Por si u përgjigj Sarah? “Nuk kam për t’i thënë asgjë. E kuptoj që secili ka mendimin e tij dhe është e drejta e tyre të besojnë çfarë të duan. Koha tregon gjithçka.”

“Kur do të fejoheni me PM a e keni lojë, a seriozisht ekziston dashuri midis jush,”-ishte një tjetër pyetje, e cila nuk ka mbetur pa përgjigje nga Sarah.

“Domethënë ka akoma njerëz që ma bëjnë këtë pyetje,”-ka shkruar blogerja duke lënë dashurinë e tyre të flasë vetë.


Edhe Pm, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, me heret ka folur si rrallë herë për partneren e tij dhe planet për të ardhmen. Mes të tjerash një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku.

Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.

“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- u shpreh ai.