MENU
klinika

Muzeu i ikonografisë “Onufri”

Shtohen vizitorët, në një vit 40.057 të huaj e vendas

08.01.2023 - 13:53

Muzeu i Ikonografisë ‘Onufri’ në lagjen Kala të Beratit është një nga ndalesat kryesore të vizitorëve e turistëve nga e gjithë bota, që në çdo stinë të vitit.

Edhe ky muze si shumë institucione të ngjashme jo vetëm në Shqipëri por edhe në mbarë botën, po rimëkëmbet nga pasojat e pandemisë.

Përgjegjësi i sektorit në këtë muze Arjan Prifti thotë se më në fund vizitorët po shtohen dhe shifrat po i afrohen periudhës së para pandemisë.

“Gjatë ne viti janë mbi 40 mijë vizitore, nga të cilët 8800 online. Vijnë nga lindja kryesisht polakët, cekët kemi humbje të Ukrainës dhe ruseve. Belgët, holandezët, gjermanët, francezët etj, operojnë nëpërmjet agjencive turistike. Shqiptarët vijnë në fundjavë, nxënës dhe festat e fundvitit ditët e para të janarit”- tregon Arjan Prifti, përgjegjës sektori.

Në oborrin e muzeut në kishën e rindërtuar në vitin 1797 ka vizitorë të besimeve të ndryshme, sic janë këta turistë nga Tetova

Vizitorët mund ta prenotojnë online biletën ndërsa në brendësi të muzeut mund të njihen me veprat e ekspozuara me anë të një shërbimi audio në dhjetëra gjuhë të botës

Koleksioni i ekspozuar përbëhet nga 173 objekte, ku 106 janë ikona dhe 67 janë objekte liturgjike, të cilat i përkasin piktorëve ikonografë shqiptarë që krijuan në shekujt XIV – XX si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku e të tjerë.