MENU
klinika

Studimi alarmant

Si ne po hamë insekte në ushqime pa e ditur?

17.01.2023 - 16:19

Anita është tetë vjeç dhe shpesh shkon në supermarkete për të marrë, kosin me luleshtrydhe që është i preferuari i saj. Ajo që Anita nuk e di ështëse një insekt i vogël i quajtur cochineal ka kontribuar në ngjyrosjen e tij rozë. Kafsha përdoret si ngjyrues ushqimor (dhe mund të gjendet edhe në kozmetikë si buzëkuqët dhe blush-et dhe më rrallë, në pëlhura).

Një përdorim që filloi shumë kohë më parë dhe që, prezenca e tij do të jetë më e shpeshtë pas autorizimit të Bashkimit Evropian për tregtimin e insektit Acheta domesticus (më 3 janar u botua në Fletoren Zyrtare, rregullorja që do të hyjë në fuqi më 24 janar).

Sa i përket insekteve që, pa e ditur, ne tashmë hamë dhe pimë – kokina femër ngjyron pije të ndryshme në ngjyrë rubin.

E rëndësishme është që gjithçka të jetë e shënuar mirë në etiketa. Dhe se kushdo që është i ndjeshëm ndaj alergjenëve ose ka bërë një zgjedhje vegane ose thjesht dëshiron të informohet, ka mundësinë dhe mbi të gjitha të drejtën e zgjedhjes.

Sipas La Republicca thuajse, të gjithë të intervistuarit në supermarket në Itali nuk e dinë këtë, sepse nuk ka zakon të lexojnë etiketat të cilat, përveçse janë të shkruara herë pas here me karaktere shumë të vogla që janë të pamundura për t’u interpretuar.

Ata habiten shumë kur mësojnë se, për shembull, në çantën e tyre të blerjeve mund të ketë “produkte me insekte”. Marzio Barbosa, dizajner brazilian i bizhuterive në Itali prej 20 vitesh, e pranon:

“Jo, nuk e prisja. Kjo do të thotë se do t’i kushtoj më shumë vëmendje. Ndoshta të hash insekte është thjesht një çështje zakoni. Nëse do të ketë nevojë, në rast emergjence do të përshtatemi”.

*Artikulli i La Republicca