MENU
klinika

Analiza

Si tanket e Gjermanisë kthyen përmbys luftën…

26.01.2023 - 20:52

Lufta në Ukrainë pritet të marrë kthesën e madhe. Armët e fuqishme të dërguara së fundmi nga Gjermania dhe SHBA pritet të bëjnë diferencë në konfliktin e armatosur. Dërgimi i këtyre armëve gjithashtu mund të përshkallëzojë situatën, pasi Moska ka paralajmëruar se do të kundërpërgjiet. Gjermania ka miratuar më në fund dërgesat e tankeve të teknologjisë së lartë për beteja, Leopard 2, të cilat Ukraina dhe mbështetësit e saj më të mëdhenj perëndimorë shpresojnë se do t’i ndihmojnë ndjeshëm Kievit në luftën kundër pushtuesve rusë. Ka qenë pikërisht vetë kancelari gjerman Olaf Scholz i cili ka konfirmuar se Berlini tashmë nuk do të paraqesë asnjë pengesë që Polonia e cila është mbështetja më në zë e Ukrainës të dërgoje siç ka kërkuar dhe vetë ajo. Trajnimi i trupave ukrainase në Gjermani do të fillojë së shpejti dhe Berlini gjithashtu do të sigurojë logjistikë dhe municione për to. Gjermania do të lëshojë lejet e duhura të transferimit për vendet partnere që duan të dorëzojnë me shpejtësi tanket Leopard 2 nga rezervat e tyre në Ukrainë.

Pas Berlinit edhe SHBA do të dërgoje tanke

Pas Gjermanisë edhe SHBA ndez dritën jeshile për dërgimin e tankeve Abrams në Ukrainë. Sipas mediave lokale amerikane dërgimi i këtyre tankeve mund të nisi në fillim të javës. Por duhet nënvizuar dhe fakti se duhen disa muaj kohë për të trajnuar trupat për t’i përdorur në mënyre efektive këto tanke tëteknologjisë së lartë. Mendohet se Pentagoni do të dërgoje 31 tanke të tilla të cilat kapin shifrën e 400 milionë dollarëve. “SHBA do të dërgojnë 31 tanke Abrams në Ukrainë, ekuivalente me një batalion ukrainas”, u shpreh lideri amerikan Joe Biden. Kujtojmë se dhe më parë Biden ka deklaruar se Ukraina do të marrë të gjithë ndihmën që i nevojitet.

Reagimi i Moskës

Ndërsa presidenti amerikan JoeBiden ka mbajtur një fjalimnë lidhje me dërgimin e tankeve Abrams, nuk ka munguar dhe reagimi i menjëhershëm i Moskës ku nëpërmjet ambasadorit të saj e ka cilësuar këtë veprim si një provokim flagrant kundër Kremlinit.“ Nëse SHBA vendos të dërgojë tanke, duke e justifikuar lëvizjen me pretendimet për forcimin e mbrojtjes, kjo nuk do të funksionojë ”, theksoi veçanërisht ambasadori. “Shtetet e Bashkuara qëllimisht po përpiqen të na shkaktojnë një disfatë strategjike. Uashingtoni,i jep dritën jeshile përdorimit të ndihmës amerikane për të sulmuar Krimenë. Ajo mbulon krimet kundër popullsisë së Donbasit, Zaporizhzhisë dhe Khersonit. Gjithnjë e më shumë zyrtarë dhe ekspertë në Amerikë po pranojnë se është një luftë proxy me vendin tonë. Nëse SHBA vendosin të furnizojnë tanke, justifikimi i një hapi të tillë me argumente për armët mbrojtëse definitivisht nuk do të funksionojë. Ky do të ishte një tjetër provokim flagrant kundër Rusisë” ka vijuar ai më tej. Një reagim tjetër ka ardhur edhe nga zëdhënësja e Ministres së Jashtme ruse Maria Zakharova e cila ka akuzuar SHBA-në se është ajo që po përfiton nga lufta, ndërsa ka theksuar se Evropa duhet të zgjohet nga gjumi. Ndërsa blloku perëndimor është gati të dërgoje tanke luftarake në UkrainëRusia ka zhvilluar një stërvitje ushtarake në Oqeanin Atlantik për përdorimin e armëve raketore dhe pikërisht bëhet fjalë për fregatën ruse Admiral Gorshkov e cila testoi një raketë hipersonike të gjeneratës së re që është e pajisur me një rreze prej më shumë se 1000 km. Tsirkon mund të lëshohet nga një shumëllojshmëri platformash, duke përfshirë nëndetëset, anijet dhe lëshuesit me bazë tokësore, dhe është në gjendje të kryejë manovra evazive gjatë fluturimit, duke e bërë të vështirë përgjimin. Supozohet të jetë në gjendje të mbajë koka luftarake konvencionale dhe bërthamore . Rusia thotë se raketa është aktualisht në shërbim me ushtrinë ruse. Kujtojmë se, përveç Ziekon, marina ruse ka edhe raketën kruiz supersonike Onyx dhe raketën kundër anijes Kalibr.