MENU
klinika

Analiza

A po shkon Scholz drejt dorëheqjes?

16.01.2023 - 16:45

Qeveria gjermane e Olaf Scholz është në një krizë. Problemet e saj kanë nisur që në vitin 2021.

Ministrja e Mbrojtjes dhe dorëheqja

Korrespondentja e Repubblica nga Berlini, Tonia Mastrobuoni, në një edicion informativ rrëfeu se pse ministrja socialdemokrate e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, e cila është e pushtuar nga kritikat politike dhe mediatike për rezervat që janë përdorur për mbështetjen masive të Ukrainës duhet të japë dorëheqjen. Lambrecht edhe pse gjithmonë ka nxitur ndihmën për Kievin, në prill të vitit të kaluar ajo deklaroi se furnizimet e Berlinit ishin të kufizuara ndaj dhe për një ndihmë tjetër duhet negociata me prodhuesit e armëve. Kjo deklaratë është gjykuar për shumë analistë se kësaj të fundit i mungon ndikimi i qartë politik dhe strategjik në fushën ushtarake. Lambrecht është fajësuar shpesh gjithashtu për zbatimin e ngadalshëm të reformave të shpenzimeve të firmosura nga qeveria Një temë tjetër për të cilën është kritikuar ministrja gjermane është mesazhi i gotës së vitit të ri të shoqëruar në sfond me fishekzjarrë që ndau ajo në rrjetet sociale natën e ndërrimeve të viteve. “Viti 2022 na ka sjellë sfida. Një luftë ka shpërthyer në zemër të Evropës. Por falë kësaj lufte kam pasur rastin të takoj shumë njerëz interesantë dhe të mrekullueshëm”. Ka qenë pikërisht kjo gafa që e ka dërguar atë në shënjestrën e kritikave ku vetë opozita ka kërkuar menjëherë dorëheqjen e saj pas mesazhit që ajo dha.

Christine Lambrecht: German defence minister resigns after blunders - BBC News

Dueli “fiskal” mes SPD-së dhe liberalëve

Në partinë e parë në Bundestag, shumë do të donin që buxheti që është ndarë për shpenzime ushtarake të shkonte në luftën kundër rritjes së çmimeve si ushqimore dhe energjetikë si dhe mbështetje për biznesin e vogël. Scholz, si një centrist i moderuar drejton një parti që anon më shumë nga e majta dhe në të cilën pozitat pacifiste po rriten, si rrjedhojë duhet të ndërmjetësojë me atlantizmin e hekurt të Liberalëve dhe të Gjelbërve. Kontrasti me FDP-në ka të bëjë edhe me strategjinë që duhet ndjekur në Evropë që komponenti i saj strukturor i është caktuar sekretarit liberal dhe ministrit të financave Christian Lindner , i cili veçanërisht në frontin e BE-së i duhet të menaxhojë krizën ekonomike pas fazës Covid. Baza e SPD-së kërkon më shumë borxhe të përbashkëta evropiane, e cila has në kundërshtimin e Lindnerit. Si pasojë e kësaj Scholz mund të gjendët mes dy zjarreve.

Përgjigja ndaj sfidës amerikane

E gjithë kjo është edhe më e rëndësishme në fazën në të cilën BE po diskuton se si t’i përgjigjet sfidës amerikane të Aktit të Reduktimit të Inflacionit dhe subvencioneve për sektorët strategjikë.Shumë vende të BE-së, përfshirë Spanjën, argumentojnë se pa mekanizma të rinj të financimit të përbashkët, tregu i vetëm i BE-së do të shtrembërohet gjithnjë e më shumë sepse vendet e pasura si Gjermania mund të përballojnë subvencione për industritë e tyre kur bëhet fjalë për promovimin e industrisë së gjelbër të së ardhmes, ndërsa vende të tjera nuk munden.

E gjitha kjo mund të rrezikojë strategjinë e SPD-së dhe gjithashtu përpjekjet e Scholz-it për ndërmjetësim. Arsyeja është e qartë: pjesëmarrja në qeveri ka qenë deri tani një gjakderdhje e vërtetë politike për FDP-në. Në të gjitha anketat kryesore është vënë re një rënie drastike të mbështetjes popullore. Kjo rënie vjen si shkak i vështirësive në promovimin e linjës së tij të moderuar e cila tashmëështë bërë ekstremiste.

“Hakmarrja” e të Gjelbërve

Ministri ie konomisë dhe zëvendës kancelari Robert Habeckështë një tjetër emër që është në shënjestrën e kritikave. Veçanërisht pas dëbimit të banorëve nga qyteti Rheinland për arsye se në atë vend planifikohet ndërtimi i një guroreje të re, ka tërhequr edhe vëmendjen e shumë aktivisteve dhe ambientalistë vetë cilët kërkuan pezullimin e vendimit si dhe dorëheqjen e ministrit. Habeck, në veçanti, ka qenë prej kohësh simboli i shumë kontradiktave, por si një politikan i vëmendshëm ndaj sfidave të vendit, ai ka rinisur kërkimin për burimet e gazit dhe ka rihapur minierat si dhe impiantet qymyri kundër krizës energjetike pas Ukrainës. Por në një të ardhme jo të largët tensionet ekologjike mund të nxisin përçarje nëqeverinëScholz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çështja e politikës së jashtme

E ardhmja e Gjermanisë, shqetëson aleatët