MENU
klinika

"I orkestron Serbia!"

Tjetër sulm ndaj policisë së Kosovës, reagon Sveçla

28.01.2023 - 14:59

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar përmes një postimi në Twitter ndaj sulmit të një dite më parë ndaj një automjetit të policisë në veri.

Sveçla thotë se episode të tilla, janë të orkestruara me nje qëllim të qartë. “Sërish patrulla e Policisë së Kosovës qëllohet me armë zjarri.

Grupet kriminale të mbështetura nga Serbia synojnë të krijojnë një atmosferë frike dhe pasigurie duke targetuar zbatimin e ligjit”, ka shkruar ai. Ministri nënvizon më tej se qëllimi është që ta bëjnë veriun e Kosovës zonë të paligjshme dhe të udhëhequr nga kriminelët.

“Por përpjekjet e tyre përfundimisht do të dështojnë”, shtoi ai. Një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri këtë të premte në veri të vendit, ndërkaq Policia njoftoi se persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore, e cila ka qenë me detyrë zyrtare në lokacionin Banjskë – Izvor të Komunës së Zveçanit.

Të premten, persona të panjohur hapën zjarr mbi një patrullë policore, duke i shkaktuar mjetit dëmtime por fatmirësisht, asnjë nga efektivët nuk mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi në Banjskë – Izvor të Komunës së Zveçanit.

Njësitë policore zbuluan më pas gjatë verifikimeve një automjet të braktisur (xhip-opel), në një rrugë malore në distancë prej rreth 250 metra largësi, i cili dyshohet se mund të jetë përdorur për këtë rast. Ky është incident ii dytë i këtij lloji brenda disa ditësh në veri.

Episodi i fundi ishte a ii 23 janarit në Bistricë të Leposaviçit, kur dy serbë refuzuan që të ndaleshin në një pikë kontrolli dhe Policia shtiu me armë zjarri drejt veturës, duke plagosur njërin prej tyre.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!