MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Dështon projekt-rezoluta për Thaçin

01.11.2018 - 18:09

Kosovë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk miratuan Projektrezolutën për dialogun të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve apo korrigjim të kufijve.

Me 50 pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim nuk u miratua Projekt-rezoluta.

Maqedoni

Ministrja maqedonase e Drejtësisë, Renata Deskoska, ka thënë se ideja që ka promovuar kryeministri Zoran Zaev për pajtim kombëtar, nuk duhet të kuptohet si amnisti.

Ajo deklaroi se nuk ka hapësirë për të folur për ndonjë amnisti për aktet e dhunës që ndodhën më 27 prill të vitit të kaluar.

Kosovë

Deputetët Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Frashër Krasniqi nga PSD-së kanë pasur një përplasje fizike pas emisionit Rubikon në KTV, jashtë ndërtesës së televizionit.

kolana e librave

Krasniqi edhe më parë kishte pasur konflikt fizik me një deputet, në një studio televizive, në Klan Kosova, në atë rast me deputetin e Nisma Social Demokrate, Milaim Zeka.

Maqedoni

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ka sjell vendim me të cilin sjell masë të përkohshme për sigurimin e pronës së partisë politike VMRO-DPMNE.

Me këtë vendim janë ngrirë gjithsej 69 prona të patundshme, mes të cilave edhe selia qendrore e partisë.

Kosovë

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, javën e ardhshme pritet të jetë për një vizitë në Kosovë dhe Serbi.

Sipas mediave austriake, Kurz, të hënën dhe të martën planifikon të takohet me krerët e shteteve dhe krerët e qeverive në të dy vendet. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëdhënia Kosovë-Austri

Kryeministri austriak vjen në Kosovë

Kërkesë nga Prokuroria Speciale

Bllokohet selia e VMRO-DPMNE-së