MENU
klinika

Shoferë kujdes nga “Droni edukues”

VIDEO/ Si kapen ‘mat’ drejtuesit e automjeteve

05.01.2023 - 14:30

Policia e Shtetit me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale ka treguar se si vepron ‘droni edukues’ i cili sipas tyre ka si objektiv rritjen e sigurisë rrugore përmes kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ne pamjet e publikuara shfaqen disa automjete të cilat nuk respektojnë vendkalimin e këmbësorëve në një rrugë të kryeqytetit, mjete të cilat shënjestrohen me ngjyrë të kuqe dhe më pas ndalohen nga efektivët e policisë rrugore.

Sipas tyre drejtuesit e mjeteve që shfaqen në videon e publikuar nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila është e ndëshkueshme.

Njoftimi i plotë:
Një ndër objektivat e “dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Policia rrugore pezullon patenta, vendos gjoba ‘të kripura’

“ROADPOL” në Pogradec e Korçë