Njerëzit kanë pasur gjithmonë shumë interes për gjërat më të veçanta në planetin tonë. Liqeni Bajkal është pak më ndryshe. Të qenit liqeni më i thellë dhe më i vjetër në botë, do të ishte zakonisht elementi tërheqës kryesor. Por edhe më interesant është fakti se në shumicën e kohës liqeni është i ngrirë. Shumë rrallë ky liqen është i shkrirë. Dhe madje edhe atëherë, temperaturat janë sërish aq tëulëta, saqë askush nuk guxonte të bënte ndonjë zhytje për të gjetur fundin. Liqeni vlerësohet se ka një thellësi maksimale prej 1.637 metrash dhe është rreth 25 milionë vjet i vjetër. Ai përmban 1/5 rezervës së ujit të ëmbël në botë, me rreth 23.000 kilometra kub ujë.
Një nga sekretet e fshehura brenda liqenit janë 1000 lloje unike peshqish (të zbuluar deri më tani) që jetojnë në liqen, dhe 245 lloje bimësh ujore që janë gjithashtu unike për atë mjedis.Por shkencëtarët supozojnë se mund të ketë edhe më shumë lloje peshqish në fund të tij, ndoshta edhe krijesa të ndryshme të panjohura.
Vetëm në vitin 2008 një ekip i vogël kërkimor, guxoi të zbriste në fund të liqenit me dy nëndetëse të vogla. Por ai eksploroi vetëm një pjesë të vogël të liqenit gjigant. Në një thellësi të atillë, presioni është aq i madh, saqë oksigjeni mbaron shumë shpejt.
Ka shumë spekulime mbi mënyrën sesi u krijua ky liqen kaq i thellë. Disa thonë se mund të jetë formuar nga një meteorit i madh që u përplas me Tokën 25 milionë vjet më parë. Por ky pretendim nuk është aq i besueshëm, pasi një meteorit me dimensione të tilla do të kishte fuqinë për ta shkatërruar të gjithë planetin.
Nga ana tjetër, një shpjegim më logjik për formimin e këtij liqeni, është lëkundja e fuqishme e pllakave tektonike që shkaktoi një tërmet aq të madh, saqë një mal u nda në dysh dhe nëmiliona vjet krijoi gradualisht liqenin. Në dimër, trashësia e akullit arrin deri në 6 metra, duke bërë të mundur udhëtimin e sigurt të makinave, pa rrezikuar asnjëherë nga ndonjë plasaritje e mundshme.
Është interesante se si krijesat që jetojnë brenda liqenit kanë evoluar për t’u përshtatur me kushte të tilla ekstreme. Fama e liqenit është zgjeruar edhe nga shumë legjenda, madje disa parahistorike. Thuhet se kur liqeni shkrihet, edhe nëse një varkë guxon të lundrojë në të, për shkak të thellësisë mund të krijohen dallgë të mëdha që krijohen nga hiçi, duke e fundosur atë.
Kjo legjendë u krijua gjatë sundimit të udhëheqësit mongol Xhengiz Khan. Një mister interesant është se në ishullin brenda liqenit u gjet një ndërtim i vjetër shkëmbor me një gjatësi prej 300 metrash. Ai besohet të jetë ndërtuar nga një kult vendas në shekullin V-të, pasi pas këtij ndërtimi ka disa varreza të vjetra. Një hipotezë tjetër për këtë formacion shkëmbor misterioz, është se ai mund të ketë shërbyer si një mur mbrojtës. Sido që të jetë, formacioni shkëmbor tani është bërë pjesë e liqenit pasi akulli ka bllokuar fundin e formacionit shkëmbor.
Ky formacion shkëmbor është kthyer në një atraksion turistik, edhe pse është shumë e vështirë për t’u arritur për shkak të rrugës së vështirë. Pushteti vendor donte të ndërtonte një rrugë drejt këtij vendi. Por shamanët vendas i ndaluan, pasi kjo do të nënkuptonte mbulimin e varrezave të paraardhësve të tyre. Një tjetër histori interesante ndodhi në vitin 1982 kur disa peshkatarë vendas lajmëruan policinë, pasi po shihnin drita të forta që vinin nga thellësia e liqenit. Ushtria hyri për të hetuar. Dhjetëra ushtarë u zhytën në liqenin e ngrirë për të parë se nga vinte drita.Thuhet se në 50 metra thellësi ata panë disa krijesa humanoide aliene që e prodhonin këtë dritë. Tre nga ushtarët u vranë, ndërsa pjesa tjetër doli me shpejtësi në sipërfaqe. Por kjo histori duhet marrë disi me rezerva, pasi besohet se është trilluar nga vendasit. Për më tepër s’ka asnjë provë për ta justifikuar atë ngjarje.