MENU
klinika

"Ja çfarë do të ndodhë nëse PD nuk bashkohet"

Zgjedhjet e 14 majit/ Ngjela: Rama do i japë disa bashki Berishës

06.01.2023 - 21:12

Avokati Sprtak Ngjela është shprehur se kryeministrit Edi Rama i intereson që të ketë Sali Berishën dhe sipas tij këtij të fundit do i japë disa bashki në zgjedhjet e 14 majit.

Në një intervistë televizive ai tha se nëse PD nuk do të bashkohet, Berisha do të dështojë duke qenë se amerikanët do të mbështesin Enkelejd Alibeajn.

“Nëse këta nuk do të bashkohen deri në zgjedhje fraksioni i Saliut do të dështojë rëndë sepse amerikanët dhe perëndimorët do të përkrahin Alibeajn dhe kjo nuk diskutohet. Kështu siç janë nuk ka garë, e fitojnë socialistët vetëm nëse ua lë Rama vet për të ndihmuar Saliun. Rama e di se nëse nuk do të ketë Saliun përballë për tre muaj nuk është më kryetar i PS. I intereson që Berisha të jetë në politikë. Rama s’ka lënë rivalë brenda partisë. Ngjarje do të ketë në vitin 2023”- tha ai.