24.01.2023 - 14:49
Dy zëvendësministra kanë dhënë dorëheqjen nga Ministria e Zhvillimit të Komuniteteve dhe Territoreve të Ukrainës si pjesë e një largimi të gjerë të zyrtarëve të lartë nga qeveria.
Këto lëvizje sipas tyre janë të lidhura me atë që ata e quajnë një goditje ndaj korrupsionit nga Presidenti Volodymyr Zelensky.
Vyacheslav Negoda dhe Ivan Lukerya të dy konfirmuan lëvizjet në faqet e tyre në Facebook. Kujtojmë se, gjatë ditës së sotme Zëvendësprokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Oleksiy Symonenko, u shkarkua nga posti i tij.
Deklarata që njoftonte largimin e tij nuk jepte asnjë arsye për vendimin, por tha se kishte qenë “sipas dëshirës së tij”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Zbardhen negociatat mes Erdogan dhe Putin
A ka shanse ndërmjetësimi mes Rusisë dhe Perendimit?
Çfarë u diskutua midis SHBA-Gjermani?
“Rusia, sfidë urgjente për sigurinë dhe stabilitetin evropian”
"Zëri i Amerikës"