MENU
klinika

“Berishën e kam kundërshtuar dhe kur kam qenë në qeveri“

“A ndiheni fajtor për ‘gropën’ në PD? Alibeaj: Aspak!

22.02.2023 - 22:38

Deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se nuk ndihet aspak fajtor për situatën e krijuar në Partinë Demokratike dhe se përplasjet e tij me kryedemokratin Sali Berisha kanë qenë të hershme. I pranishëm në Korçë, përballë gazetarëve, Alibeaj tha se ka reflektuar shumë herë për ‘gropën’ e krijuar, por ka dalë në përfundimin që ai nuk ka asnjë lloj faji apo përgjegjësie. Ai shtoi më tej se madje ajo gjë nuk mund të quhet as gropë, por është distancim nga e kaluara.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Aspak. Unë e kam kundërshtuar Berishën edhe kur kam qenë pjesë e qeverisë së tij. Reflektoj çdo mëngjes për këtë dhe jo. Të falënderoj për pyetjen se më duhet të të them jo, nuk ndihem fajtor për atë gropë. Ti thua gropë, ajo është distancim nga e kaluara.

PD-ja vojon të jetë e ndarë në dy kampe, ngjarje e ardhur si pasojë e përjashtimit të kryedemokratit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së. me Berishën u bashkuan shumë deputetë, ndërsa një pjesë mbështetën Alibeaj, i cili u vetëkomandua kryetar i PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga ky post. Çështja shkoi në gjykatë dhe pritet që më 3 mars Apeli të caktojë se cili prej dy grupeve do të mbajë selinë blu dhe vulën e PD-së. Deri më tani zyrtarisht i ka Berisha, pasi ia dha gjyqtari Agron Zhukri, por vendimi shkoi në Apel. Vendimi do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edi Paloka mbrohet për 8-Janarin

Po pse, unë do vrisja Enkelejd Alibeajn!?

Përjashtimi i deputetëve nga grupi parlametar i PD

Kadilli: Alibeaj ka të njëjtën sëmundje si Basha dhe Bardhi

Celibashi: Gjykata të zgjidhë ngërçin

PD rrezikon regjistrimin në KQZ për zgjedhjet