MENU
klinika

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes

Aksident me vdekje në Tiranë, viktima është djali i Kudret Saliajt

03.02.2023 - 09:33

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë. News 24 raporton se viktima është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga ish vjehrri i tij gjatë kohës që ishte në proces divorci me të shoqen.

Ndërkohë që nëna e viktimës, Dhurata Saliaj ndodhet në burg pasi akuzohet se në bashkëpunim me babanë e saj vranë Kudret Saliajn.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se të riun 17-vjeçar, Enjon Saliaj e ka përplasur makina mbrëmjen e të enjtes, rreth orës 11:00 në zonën e Kinostudios dhe shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e braktisur dhe automjetin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN