MENU
klinika

“Kam dy fëmijë për të rritur dhe një nënë të verbër...”

Alda Klosi kërkon lirinë në Apel! Kërkohet origjina e 405 mijë eurove

14.02.2023 - 11:06

Ndërkohë që Policia dy ditë më parë bëri me dije se kishte sekuestruar dy nga pasuritë e shumta që janë në emër të Alda Klosit, avokati mbrojtës i saj shkon në Gjykatën e Apelit dhe dorëzon apelimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës për ndryshim mase sigurimi.

Në të njëjtën kohë, po ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës kërkon rimarrjen në pyetje të djalit të Rozeta Dobit, gruas që shërbente si pastruese në shtëpitë e Alda Klosit.

Ai është pyetur sërish mbi dijeninë e tij për shumat marramendëse të parave që u gjenden në banesën në të cilën ai jetonte bashkë me nënën e tij, të vënë në pranga bashkë me të për “vjedhjen” e afër 1 milion eurosh para dhe mall në shtëpinë e zyrtares së shtetit tonë.

E ndërkohë që Prokuroria nuk ka bërë me dije detaje nga rrëfimi i ri i Havier Dobit, mbrojtësi i Alda Klosit, ka dëshmuar pas daljes nga Gjykata e Apelit se e kërkonte lirinë e klientes së tij për shkakun se ajo ka dy fëmijë të mitur për të mbajtur. Ai shtoi se Alda Klosi, ish-drejtuesja e Kabinetit të Ministrisë së Financave të drejtuar nga Arben Ahmetaj, ka edhe një nënë të sëmurë për të cilën kujdeset ajo.

Por, në të gjithë dëshmitë e dhëna nga Klosi nuk është bërë me dije se nëna e saj jeton me të. Megjithatë, do të pritet vendimi i Apelit për të mësuar se cila do të jetë gjendja e sigurimit personal, për zyrtaren e lartë që u vu në pranga nën tri akuza, pas dëshmisë që dha mikja e saj që u vu nën akuzë për vjedhjen e rreth 1 milion eurove në shtëpinë e Klosit.

Akuzat ndaj Klosit
Ish-shefja të Kabinetit të Arben Ahmetaj, gjatë kohës kur ky i fundit ishte ministër i Financave, e arrestua për pastrim parash, fshehje e mosdeklarim pasurie si dhe dëshmi të rreme, ka kërkuar lirinë në Apel. Avokati mbrojtës i saj, Ilirjan Muho, dorëzoi ditën e djeshme ankimin në Shkallën e Dytë ku u mësua se ka kërkuar lirimin e Alda Klosit duke arsyetuar se ajo ka në kujdestari dy fëmijë të mitur për të rritur dhe nënën e saj të verbër, për të cilën duhet të kujdeset.

Klosi ndodhet e arrestuar që prej mesnatës së 3 shkurtit pas dëshmisë së dytë të dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e saj janë të Alda Klosit. Sanitarja tha për hetuesit se kishte bashkëpunuar me Klosin dhe se paratë ia kishte dhënë vetë ajo për t’ia ruajtur pasi kishte konflikte me ish-bashkëshortin.

Por avokati i Alda Klosit thotë se është deklarim i rremë. Aktualisht ishzyrtarja e lartë e administratës shtetërore Alda Klosi është e dyshuar për veprat penale: “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen e pasurisë “, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”. Vetë Alda Klosi nëpërmjet avokatit të saj i ka mohuar akuzat, ndërsa Gjykata vendosi ta lërë në masën “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Alda Klosit i komunikohet masa e sigurisë në spital

Dëshmia e pastrueses që fundosi ish zyrtaren e kryeministrisë

Vodhën 530 mijë euro në vilat luksoze në Tiranë

Gjykata lë në burg pastruesen dhe djalin e saj


“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!