MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

Alibeaj zbulon një tjetër emër që do të kandidojë

14.02.2023 - 13:08

Grupimi i Enkelejd Alibeajt ka zbuluar një tjetër emër që do të kandidojë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Eriselda Zotaj Çelaj, sipas asaj që njofton ky grupim, është propozuar nga strukturat e PD dhe përzgjedhur nga kryesia për të garuar për bashkinë e Fierit.

Alibeaj zbulon një tjetër emër që do të kandidojë në zgjedhjet e 14 majit
Eriselda Zotaj Çelaj, ka lindur, dhe jeton në Fier në një familje demokrate, të nderuar dhe me tradita. Eriselda është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Zonja Zotaj Çelaj, ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Departamenti Ekonomik, Dega “Kontabilitet-Finance, Titulli Kontabilist”.

Ajo ka qenë e angazhuar në jetën publike në Fier, si në aspektin profesional, ashtu dhe atë politik.

Në politikë Eriselda është futur që në moshë të re duke qenë prej vitit 2003 pjesë e Forumit Rinor të PD dhe më pas si anëtare e Lidhjes Demokratike të Gruas, e deri me sot ne pozicionin e Kryetares se Grupseksionit dhe Anëtare e Kryesisë së Degës. Gjatë angazhimit politik ka treguar përkushtim në çdo betejë politike dhe elektorale të Partisë Demokratike.