MENU
klinika

Analiza

Amerika ende heziton kur bëhet fjala për Ukrainën…

14.02.2023 - 18:04

Sipas gazetës Washington Post, Departamenti i Mbrojtjes amerikane dëshiron të rifilloje operacione tepër sekrete në Ukrainë. Programet të cilat ishin aktive që nga viti 2018  dhe u pezulluan një vit më par pas pushtimit të forcave ruse në Ukrainë.

Nëse vjen miratimi i deputetëve dhe senatorëve, forcat speciale të ushtrisë amerikane mund të punësojnë operativë ukrainas për të vëzhguar lëvizjet e trupave ruse dhe për të kryer operacione kundërzbulimi. Zyrtarët e Ushtrisë Amerikane kërkojnë riaktivizimin e aktiviteteve veçanërisht për sa i përket mbledhjes së informacioneve. Mark Schwartz, gjenerali i cili kryesoi programet në vitin 2018, tha se kur këto programe pezullohen për shkak të përshkallëzimit të konfliktit, pasi  humb aksesi në informacionin kryesor mbi atë që po ndodh realisht në terren. Vitin e fundit ka pasur furnizime të panumërta me armë dhe automjete, ku më kryesoret kanë qenë dorëzimi i tankeve Abrams.

Për këtë arsye, zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes argumentojnë se rivendosja e këtyre programeve do të komentohej si përfshirje e Uashingtonit në betejë. Të gjitha këto programe etiketohen me emrin “1202 programe”, nga emri i nenit 1202 të Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, ligji që autorizon funksionimin dhe financimin e tyre. Ligji specifikon se ky lloj programi nuk mund të aktivizohet në prani të një konflikti të armatosur tradicional për këtë arsye u mor vendimi për t’u pezulluar në territorin e Ukrainës. SHB kanë operuar programe të ngjashme në mbarë botën.

Uashingtoni ka paguar forcat e huaja ushtarake në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë, duke i përdorur ato si forca zëvendësuese në operacionet kundër terrorizmit si Al Kaedës, dhe ISIS. 

Përpara pushtimit rus forcat speciale amerikane operonin dy programe të veçanta luftarake të parregullta në Ukrainë. E para kishte të bënte me operacionet e kundër informimit që shkatërruan propagandën ruse duke raportuar lajme në blog. Ndërsa i dyti; komandot amerikane përdorën zëvendësues ukrainas për misionet klandestine të zbulimit që do të kryheshin në lindje të vendit, me sa duket në Donbass.

“Ne formuam përfaqësues për të shkuar dhe për të mbledhur informacion mbi sinjalet e një grupi radarësh rusë”, tha një zyrtar qeveritar i cili zgjodhi të mbetej anonim. Ai sqaroi se si SHBA trajnonte dhe paguante forcat e Kievit për të vrarë homologët rusë.

Procesi për të riaktivizuar programin 1202 në Ukrainë nuk është i lehtë dhe nuk ka gjasa që Kongresi të japë dritën jeshile përpara vjeshtës kur do të diskutohet buxheti i ardhshëm i mbrojtjes.

Megjithatë akoma nuk është e qartë se çfarë mendon administrata Biden dhe nuk dihet nëse presidenti do të japë ok definitifivisht për të dërguar komando amerikane në Ukrainë për operacione të ngjashme.

Pengesa kryesore për riaktivizimin e seksionit 1202 për Ukrainën nuk është politike, por financiare. Ndryshimi i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili kaloi te republikanët, ka hapur tendenca në frontin e mbështetjes për Kievin, pasi jo e gjithë Partia Demokratike është në favor të mbështetjes së pakushtëzuar për Volodymyr Zelensky.

Zyrtarisht, riaktivizimi i programit  nuk do të kishte të bënte me operacionet luftarake, por vetëm me informacionet dhe mbledhjes së të dhënave të inteligjencës. Trupat zëvendësuese nuk mund të ndërmarrin operacione luftarake dhe mbi të gjitha se forcat speciale amerikane të përfshira nuk mund t’i kryejnë vetë këto operacione. Nuk dihet ende nëse forcat speciale do të mbikëqyrnin programin nga territori ukrainas apo nga një vend fqinj, si p.sh. Rumania apo Polonia.

Ekziston edhe frika e një përshkallëzimi të mundshëm. Kritikët e operacioneve argumentojnë se riaktivizimi i tyre mund të interpretohet nga Rusia si një provokim apo edhe përfshirje e drejtpërdrejtë në luftë dhe kështu të zgjerojë shtrirjen e konfliktit. Dhe në fakt një nga burimet e intervistuara nga Washington Post tha se Pentagoni mund të mos ndërhyje në  një konflikt dypalësh.

“Nëse gjatë një operacioni zbulimi një grup  nga ushtarët ukrainas do të hynte në një përleshje me rusët, çfarë do të ndodhte me forcat tona speciale?” Një pyetje që aktualisht nuk ka përgjigje.