MENU
klinika

Analiza

Armët dhe besueshmëria, dobësitë më të mëdha të Putinit…

18.02.2023 - 13:05

Fundi i Vladimir Putinit është afër. Ushtria ruse i ka ditët e numëruara pasi po përballet me mungesë municionesh.

Fabrika e tankeve Uralvagonzavod në Siberinë perëndimore është në prag të falimentimin për arsye të mungesë së theksuar të krahut punëtor. Kjo ka qenë dhe arsyeja që është anuluar dhe plani për të shtuar një linjë të dytë prodhimi për tanket e betejës T-90. Media britanike The Telegraph citoi se fabrika po vuan nga një mungesë e theksuar e personelit. Një punonjës i fabrikës u shpreh se më parë një mjeshtër i vërtetë dikur kishte nevojë për trajnime speciale  për punë, por tani kushdo është punësuar dhe nuk kërkohet më as përvojë në prodhim.

Fabrika e lartpërmendur shërbeu si kështjella e pasme e Stalinit në Luftën e Dytë Botërore dhe prodhoi tanke sovjetike T-34. Megjithatë, sot është nën konglomeratin shtetëror Rostec dhe menaxhohet nga ish gjenerali i KGB-së Sergej Chemezov. Edhe pse po rekrutohen punëtorë të rinj nga e gjithë Rusia duke u ofruar atyre paga të larta dhe kupona për strehim grupi i punëtorëve apo dhe vetë prodhimi mbetën për tu dëshiruar. Inxhinier projektimi është profesioni më i kërkuar por është në të njëjtën kohë dhe shumë i vështirë për tu siguruara dhe kjo ka çuar në ngadalësim të fluksit të punës dhe të prodhimit.

A view shows the city without electricity after critical civil infrastructure was hit by Russian missile attacks, amid Russia’s invasion of Ukraine, in Kyiv, Ukraine November 23, 2022. REUTERS/Vladyslav Sodel TPX IMAGES OF THE DAY

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga forcat Ruse rreth 700,000 njerëz, kryesisht të rinj dhe me arsim të lartë, janë larguar nga Rusia. Sipas inteligjencë britanike Rusia dërgon në luftë 800 ushtarë në ditë shifër kjo rekord, pasi mbas mobilizimit të ushtarëve nga Putin numri i fuqisë së punëtorëve është ulur ndjeshëm. Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike vlerëson se Rusia ka humbur tashmë 2,000 deri në 2,300 tanke në Ukrainë. Gjithashtu mendohet se ka humbur gjysmën e rezervave të saj të paraluftës të tankeve T-72 dhe T-80.

Dhe prodhimi i ri nuk është pothuajse i mjaftueshëm për të kompensuar të gjitha këto humbje. Rusia aktualisht po përdor rezervën e saj të fundit të tankeve sovjetike, por këtyre tankeve u mungojnë disa pjesët si rrjedhojë jo të gjithë tanket janë funksionar. Thesari i SHBA-së njoftoi në tetor se sanksionet perëndimore çuan në një rënie prej 70 për qind të importeve të çipave nga të gjitha burimet globale, gjë që kufizon në masë të madhe prodhimin rus të raketave hipersonike, raketave tokë-ajër dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm ajrore. Prandaj, Rusia po përpiqet të gjejë çipa për ushtrinë në çdo vend, por siç shprehen dhe ekspertët është e kotë. Rusia ka dy prodhues të mëdhenj gjysmëpërçues, Mikron dhe Baikal, por ato janë të papërshtatshme për armë moderne precize. “Pavarësisht propagandës ruse dhe përpjekjeve për të ndërtuar një industri vendase gjysmëpërçuesi, ata nuk ia kanë dalë dhe nuk mendoj se do t’ia dalin.

Do të vazhdojë të varet nga teknologjia e huaj” u shpreh eksperti James Byrne.

Por të dhënat e doganave ruse tregojnë se importet e çipave janë rritur pavarësisht bllokadës perëndimore ose të paktën kështu dëshiron Kremlini që të besojë bota. Megjithatë, këto importe janë kryesisht çipa rutinë të teknologjisë së ulët nga Kina, të cilat thuhet se në krahasim me çipat e tjerë kanë deri në 20 herë më të lartë mundësi dështimi. James Lewis, shefi i teknologjisë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me bazë në Uashington, thotë se do të duhen dy deri në tre vjet për të rikonfiguruar platformat për të akomoduar shumë nga importet e sipërpërmendura kineze. “Ata nuk prodhojnë të gjitha llojet e çipave që u duhen rusëve”, tha ai, James Byrne nga RUSI shton se:

“Armët e kapura ose të rrëzuara në Ukrainë përmbajnë në masë të madhe çipa amerikane, kryesisht nga Texas Instruments dhe Analog Devices. Dhe për të mbajtur gjallë industrinë e saj të luftës, edhe një vit pas pushtimit të Ukrainës, Rusia vazhdoi të mbështetej në çipat amerikanë, duke i blerë ato në mënyrë të paligjshme dhe pa dijeninë e prodhuesit. Si rrjedhojë lind pyetja se a mund të zëvendësojnë prodhuesit kinezë të gjithë këta komponentë? Unë jam skeptik. Ne nuk kemi parë ndonjë nga këto çipa kineze në platformat e armëve ruse”, tha Byrne.

Kur bëhet fjalë për armë, Kremlini ende varet nga zinxhiri i furnizimit të çipeve perëndimore përmes Hong Kongut, Turqisë apo Lindjes së Mesme. Por SHBA po shtrëngon gjithnjë e më shumë lakun global.