MENU
klinika

Berisha paralajmëron socialistët

“Po të duam për tre minuta jemi brenda në parlament”

23.02.2023 - 13:07

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi socialistët nga protesta duke thënë se qëllimi i tyre nuk është të futen brenda në parlament.

Berisha tha se 3 Marsi është dita e madhe ndërsa theksoi se marshi demokratëve do të jetë drejt Surrelit.

“Po të duam Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon! 3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin.

3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë. Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë”, deklaroi Berisha.