MENU
klinika

“Rama krim-ministër”

Berisha: Trafikantë e kukulla pa asnjë dinjitet njerëzor bllokojnë të drejtën e deputetëve…

23.02.2023 - 12:46

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar në fjalën e tij gjatë protestës të enjten e 23 shkurtit, kryeministrin Edi Rama se e ka pushtuar Parlamentin duke e quajtur “krim ministri Edi Rama dhe banda e tij kriminale”.

Sali Berisha: Protestë e fuqishme në mbrojtje të vlerave dhe interesave të qytetarëve shqiptarë. Protestë e fuqishme para Parlamentit të pushtuar nga krim ministri Edi Rama dhe banda e tij kriminale.

Në këtë protestë në të cilën ju mbështesni jo vetëm deputetët tanë për qendriminn e tyre të shkëlqyer në Parlament por jeni zëri i vërtetë i cdo shqiptari kudo ndodhet ai, që konsideron Ramën e ministrat e tij si armiq të egër të qenies sonë, demokracisë.

Për gjithë qytetarët e këtij vendi që ndjekin zhvillimet në seancë apo dhe këtë protestë, dueht ti qartësoj se kjo është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës, e cila shkelmohet nga banditët, nga porositës të vrasjeve, nga padron të klaneve të drogës, të krimit. Kjo Kushtetutë garanton deputetit me mbledhjen e 28 firmave krijimin automatik të komisioniet hetimor për problemet që kata burra e gra të votuar nga zgjedhësit gjykojnë se duhet të hetojnë.

Trafikantë e kukulla pa asnjë dinjitet njerëzor të Ramës bllokojnë këtë të drejtë të deputetëve të opozitës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN