MENU
klinika

Vazhdon “turin” rreth Tiranës

Berisha porosi protestuesve: Poshtërojeni Veliajn! Vendosni portretet e tij të nxira kudo që jetoni

11.02.2023 - 15:38

Kryedemokrati Sali Berisha ka porositur protestuesit që të vendosin kudo që jetojnë proteste të nxira të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në fjalën e tij nga Bashkia Tiranë, Berisha tha se ai vjedh fondet duke shëmbur e ndërtuar shkolla duke 10-fishuar tarifat reale. Kreu i PD-së shton se edhe metenderat e rrugëve, Veliaj ka bërë mashtrime e vjedhje kolosale.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ndërton shkolla 10 herë më shumë krahasuar me çmimin që është llogaritur nga BE. Fillon hap tender për rrugën “Xhon Belushi”, e ndërton me fondet e bashkisë dhe paratë i fut në xhep përmes një firme false. Qytetarë kudo që banoni venosi portrete të nxira të këtij hajduti. Mos ndjeni mëshirë, poshtërojeni këtë njeri pa moral.

Opozita mbajti sot protestën e radhës. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me në krye kreun e PD-së Sali Berisha. Nga podium, Berisha paralajmëroi revcolucion dhe kërkoi që ndërkombëtarët të hetojnë të gjitha nismat e qeverisë për të zhdukur Opozitën. Ai i kërkoi Ramës që të dorëhiqej e të largohej nga posti. Protesta u mbyll pas një pre e gjysmë dhe kryedemokrati bëri një marshim në institucionet kryesore si Ministria e Brendshme, Bashkia Tiranë dhe KQZ. Të hënën ka sërish protestë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protesta e 11 shkurtit, vendime të rëndësishme

‘Beteja finale’, Berisha nuk humb kohë dhe thërret deputetët