MENU
klinika

Nuk qenka vetëm Kiara!

Bledi Mane rendit arsyet e vërteta të largimit nga “Big Brother Vip”

23.02.2023 - 11:54

Gazetari Bledi Mane habiti jo pak me vendimin që mori një natë më parë në “Big Brother VIP Albania”. Ai ishte në nominim me Luizin dhe Kiarën, por vendosi të dalë nga shtëpia, pa dëgjuar vendimin e publikut me arsyetimin se nuk dëshiron të ndajë çiftin.

Arsyet e tij lanë shumë dyshime te banorët dhe opinionistët e “Big Brother Vip”, por gjatë ditës së sotme ai ka shprehur arsyet e vërteta në një intervistë të dhënë.

“Unë para dy vitesh kam qenë i mbërthyer nga veset, si duhani dhe alkooli dhe shpeshherë limitet e alkoolit më kanë prishur punë, madje që nga dokumentat e Anglisë, një pjesë e burgosjes, marrëdhënies me njerëzit dhe aty në shtëpi dy javët e para dhe të fundit që isha tundohesha nga pijet që ishin vërdallë. Në një shtëpi ku nuk ke internet, telefon, televizor, libra dhe ke të njëjtit banorë me të njëjtat debate, ti e krijon një lloj varësie me diçka që ta mbash veten më në formë. Kështu që isha në kufirin e fillimit të alkoolit dhe të degjeneroj edhe veten edhe lojën apo të mbetesha me atë shijen e mirë dhe të largohem sepse edhe kushtet e shtëpisë ta impononin një lloj varësie dhe unë e di veten time”-tha Bledi për “TAR.”

Për t’i qëndruar “besnik” arsyetimit të tij mbrëmjen e djeshme, Bledi shtoi: “Një nga arsyet është edhe Kiara, por gjithmonë zgjedhimi i foljes fillon nga: unë jam, ti je… Megjithatë më besoni se Kiara duhet edhe dy javë në atë shtëpi sepse Luizi është treguar agresiv me planin A nëse largohej Kiara dhe planin B nëse largohej Bledi. Kiara është një lloj spirance, një lloj katalizatori sepse Luizi është agresiv, natyrisht nuk e gjykoj dashurinë, por ai e ka Kiarën një jastëk ku mbështet kokën dhe gjen atë paqen që aq shumë duhet në atë shtëpi. Luizi pa Kiarën sonte do të ishte nuk e di ndoshta do të kishte dalë gjysma e banorëve jo vetëm Valbona.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN