MENU
klinika

'Zhduk’ mesazhin për ndjekësit

Ç’ndodhi? Valbona Mema u largua nga ‘BBV’

23.02.2023 - 12:03

Ditën e sotme u largua nga ‘Big Brother VIP Albania’ Valbona Mema. Lajmi se ajo do largohej erdhi papritur për banorët dhe për publikun. Ky vendim erdhi pasi motra e saj është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndaj i duhej që Valbonës të dilte nga shtëpia, duke lënë rrugëtimin në mes.

Pasi doli nga shtëpia, Valbona përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram tha se familja është më e rëndësishme se sa një lojë.

“Fatkeqesisht rrugetimi im perfundoi ktu. Familja eshte me e rendesishme se nje loje. Motra ime ka nevoje per mua pasi eshte e shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Me ngelet te them nga zemra faleminderit per te gjithe suportin qe mkeni dhene. Ishte eksperienca me e bukur e jetes sime. Fitofte me i miri. Mirenjohje pa mase ju dhe @bigbrotheralb_vip”, ishte mesazhi i postuar krahas një video.

Mirëpo nuk vonoi shumë dhe Valbona fshiu atë që kishte shkruar nga llogaria zyrtare. Ky veprim lë pas shumë pikëpyetje mirëpo arsyet mbeten personale të artistes. Mbase Valbona do marrë një moment të dytë për të komunikuar me ndjekësit e saj e për të na treguar më shumë rreth eksperiencës brenda ‘Big Brother’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN