MENU
klinika

"Fansat e tij më kanë kërcënuar me jetë!"

Luizi luan bixhoz? Bledi Mane sqaron si qëndron e vërteta

24.02.2023 - 14:22

Gazetari Bledi Mane vendosi të hiqte dorë nga “Big Brother VIP” gjatë “Prime”-t të së martës.

Ish-banori tregoi gjatë spektaklit se arsyeja e këtij vendimi ishte që të shpëtonte çiftn Kiara-Luiz me të cilin ishte në nominim.

Bledi ishte i ftuar së fundmi në “Wake UP” ku rrëfeu eksperiencën e tij të shkurtër në shtëpi. Gjatë intervistës ish-banori rrëfeu se para se të futej në spektakël ai është kërcënuar me jetë nga fansat e luizit kjo për faktin se pak kohë më parë Bledi zbuloi se këngëtari luan bixhoz dhe thuhej së ai mund ta sulmonte atë në lojë.

Mirëpo pas daljes duket se po të njëjtet persona tani i dërgojnë zemra duke ndryshyar kështu mendimin që kishin për të.

“Gjatë rrugës kur shkoja për tu futur, mesazhet ishin pafund. Unë jam regjur nga kërcënimet dhe kur nuk marr shqetësohem. Unë kisha bërë edhe deklaratën se Luizi ka varësi nga bixhozi. Të luash bixhoz nuk është turp, sepse është diçka e ligjshme. E kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë sulmin frontal. Përpara se të hyja në BB VIP më kanë kërcënuar, më kanë kërcënuar me jetë. E nisa pak i trembur lojën, por ku kam dalë jashtë pashë që këta njerëz që do më vrisnin më dërgonin zemra”- tha ai.

Bledi foli gjithashtu dhe për situatën brenda në “BBVIP” ku konfirmoi se Luizi ka kontroll në gjithçka që ndodh në atë shtëpi.

“Gjeta një Luiz që komandonte, kur shtypte butonin e të qeshurës Luizi, qeshnin të gjithë, kur flinte gjumë Luizi, nuk do bëhej zhurmë. Loja nuk do ishte kështu nëse do ishte Luizi, prandaj ky “BBV” është më i suksesshëm se ai vjet”– tregoi Bledi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN