MENU
klinika

Pamjet nga banesa e familjes ku ndodhi krimi

Del foto e babait që vrau me çekiç të birin në Maliq!

18.02.2023 - 13:09

Ky është autori i krimit të rëndë në Maliq, i cili vrau me çekiç djalin e tij, pasi ky i fundit tentoi ta hidhte në pus.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme (17 shkurt), në fshatin Zvezdë dhe fillimisht u raportua si aksidentale. Por në një njoftim, një ditë pas krimit, policia zbuloi se Hamdi Bylykbashi ishte vrarë nga babai i tij, Shefki Bylykbashi.

50-vjeçari në gjendje të dehur është konfliktuar në banesë me të atin, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr.

Por 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me çekiç dhe si pasojë e dëmtimit të rëndë, i biri ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

“Viktima kishte probleme me alkoolin, ishte i divorcuar dy herë, kishte katër fëmijë, edhe babai kishte depresion”, tha deklaroi kryeplaku i fshatit, Adriatik Lilo.

Viktima kishte disa muaj që ishte kthyer nga Franca. Për shkak të divorcit, 50-vjeçari kishte nisur të konsumonte alkool çdo ditë.

Ndërsa dita e premte, 17 shkurt, ka qenë fatale për të, pasi është konfliktuar me babain duke tentuar ta shtyjë në pus, ndërsa babai i është kthyer duke e goditur me çekiç.

Ndërkohë që familjarët, në polici kanë dhënë deklarime të rreme, ku kanë thënë fillimisht se viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe ishte dëmtuar në kokë. Pas hetimeve, policia vuri në pranga të moshuarin.