MENU
klinika

U “tradhtuan” nga 2 mjetet e marra me qira!

Detaje nga përplasja mes dy grupeve shqiptare

22.02.2023 - 14:43

Anëtarët e dy bandave, që u përplasën me armë mbrëmjen e së martës, mbërritën në lokalin në Athinë me makina të ndryshme, një prej të cilave me targa shqiptare.

Pas shkëmbimit të zjarrit, ku u vra gabimisht i riu Pëllumb Islami që po pinte kafe në lokal, ata janë larguar nga vendi i krimit, duke “braktisur” dy prej mjeteve të tipit Cadillac Escalade dhe Mercedes-Benz me targa greke.

Të dy mjetet rezultojnë të marra me qira në qendër të Athinës.

Policia ka siguruar emrat e shqiptarëve që kanë marrë makinat me qira.

Ndërkohë makina me targa shqiptare, e një prej pjesëtarëve të bandës, është larguar nga vendi i krimit.

Anëtarët e bandave të trafikut të drogës rezultojnë me precedentë të shumëfishtë penal dhe bazën e kanë në sheshin “Karaiskaki” dhe në zonën e Agio Pavlos në Athinë.

Përplasja me armë
Dy grupet raportohet se janë përplasur për larje hesapesh. Në lokalin në pjesën e zonës VIP kanë mbërritur fillimisht 4 shqiptarë dhe më pas 3 të tjerë.

Ata janë përleshur me njëri-tjetrin aty dhe më pas sherri është zhvendosur në pjesën tjetër të lokalit ku ndodheshin klientë të tjerë.

Gjatë debatit, kanë nxjerrë armët duke qëlluar gabimisht bashkëatdhetarin e tyre, i cili ndërroi jetë në spital.

Në shkëmbimin e zjarrit dyshohet se janë përdorur 2 armë.

Pas përplasjes anëtarët e dy bandave janë larguar nga vendi i krimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si ndodhi ngjarja pas konfliktit në ambientet e jashtme të lokalit

Vritet aksidentalisht me armë zjarri një shqiptar në Athinë

Nga të shtënat u vra gabimisht 30-vjeçari

Kush janë 7 shqiptarët që u përplasën në lokalin në Greqi