MENU
klinika

Rrjedhje gazi në banesë

E rëndë në Durrës, ndërron jetë nga zjarri 65-vjeçarja

16.02.2023 - 14:17

Ngjarje e rëndë në Durrës. Si pasojë enjë rrjedhje gazi në një banesë, ka humbur jetën nga zjarri një 65-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 8.

NJOFTIMI I POLICISE
Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.